Ç’lind nga macja gjuan minj !

Nga Nebil Çika *

Para pak kohesh me një letër te hapur i kërkova kryeministrit Edi Rama qe ne situatën e vështire te masave te izolimit qe ai ka marre ne kuadër te pandemisë se kovid19 , t’iu jepte te paktën nga një këst te dëmshpërblimit te gjithë përndjekurve politike te komunizmit për te bere te mundur zbutjen e situatës se rende ekonomike për shumicën nga ne . Ishte kërkesa me normale e me modeste qe qeveria ka mare nga ndonjë fashe e shoqërisë ne këto dite te gjendjes se jashtëzakonshme kur të gjithë kërkojnë para nga buxheti i shtetit ne i kërkojmë te na jap partë tona te cilat qeveria na i mban peng ne shkelje të të gjitha ligjeve .Paratë qe ajo nxjerr çdo dite nga punët e papaguar te të burgosurve politike .
Shume te përndjekur politike reaguan ndaj kërkesës sime duke me paralajmëruar se z. Rama është përfaqësues politik i gjenetik i vrasësve dhe persekutorve tanë komuniste dhe se kërkesa ime do te binte si gjithnjë ne vesh te shurdhet . Dhe fatkeqësisht kështu ndodhi. Në masat ekonomike e financiare te marra nga qeveria nuk janë përfshirë te përndjekurit politike edhe pse është shtresa me e vuajtura dhe ne mase me e varfër e shoqërisë shqiptare, një vuajtje e varfëri e krijuar nga dhuna e shtetit shqiptar te drejtuar nga paraardhësit politike e gjenetike te Ramës dhe qeverise se tij . Nuk është se un prisja ndonjë reagim ndryshe por është detyra ime si kryetar i te përndjekurve politike antikomunistë te Shqipërisë ti kujtoj qeverise te zbatoje ligjet dhe te plotësojë te drejtat e njerëzve qe un përfaqësoj .
Edhe pse e prisja ndjehem shume i dëshpëruar nga situata e rende ekonomike e sociale e shumicës nga ne dhe shume i indinjuar nga indiferenca e kryeministrit qe edhe ne këto kushte vazhdon politiken e luftës se klasave duke përjashtuar nga çdo ndihme qeveritare te përndjekurit politike antikomuniste . Por nuk thonë kot: Ç’lind nga macja gjuan minj ! Babai i tij i varte njerëzit ne litar njerëzit tanë dhe nuk pritet qe një njeri ngjizur , rritur e edukuar nga një vrasës nuk mund te jete tjetër veçse një vazhdimësi ,ne linje ideologjike e gjenetike vuajtjes dhe vdekjes gjë qe Rama po e demonstron vete këto dite me shumë se kure jo vetëm me te përndjekurit politike antikomuniste.
Ne kushtet e braktisjes se plotë nga qeveria ne po shikojmë rruge te tjera për te ndihmuar te përndjekurit politike ne hall e nevoje duke iu drejtuar për ndihme fondacioneve private dhe individëve . Deri tani kemi mundur te sigurojmë një ndihme modeste nga Fondacionet “Kokalari” e “Bardha” ne SHBA te cilat i falënderoj pa mase qe kane ndihmuar me ushqime një pjese te familjeve te përndjekur ne nevoje ne Tirane e rrethina me shpresën për te vazhduar edhe ne rrethe te tjera .
Ne këto kushte u bëjmë thirrje, njerëzve dhe dashamirësve tanë brenda dhe jashtë vendit, qe kane mundësi te ndihmojnë sa do pake ne këto dite te vështira për të gjithë, te japin kontributin e tyre për te ndihmuar sado pak te përndjekurit politikë antikomuniste ne nevoje.
Ashtu si ne diktature ne sot jemi vetëm me njeri tjetrin . Është koha te demonstrojmë te njëjtin solidaritet si atëherë ne kushtet kur kemi mbi koke një qeveri , një kase politike qe ka pasur e ka si qellim shfarosjen e shtrese sonë . Për te mbijetuar ne diktaturën , ashti si ne dëkuarën e etërve ne kemi vetëm një rruge te jemi bashkë e te ndihmojmë njeri –tjetrin !
Zoti na ruajt !

 

*Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë