Çfarë nuk duhet të bëjë Lulzim Basha!

Në prag të dy vjetorit të kompromisit të madh me Kryeministrin Edi Rama, me qëllim të normalizimit të situatës politike dhe të sigurisë, sot kur situata është rënduar edhe më shumë dhe ky kompromis filloi të kalbet, janë çuar i madh dhe i vogël të kritikojnë Kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe së fundi edhe ti japin leksione politike se si duhet të veproj.
Sot, kur kompromisi i Majit 2017 është pranë kalbjes totale ashtu si edhe regjimi i Edi Ramës dhe Lulzim Basha mund të ketë nevojë për këshilla, ai më shumë se kurrë ka nevojë të dëgjojë elektoratin që përfaqëson sepse Kryetar është zgjedhur për të drejtuar dhe vota i është besuar me idenë se ai di çfarë po bënë.
Por, sot, më shumë se kurrë, duke u bazuar edhe në përvojën e marrëveshjes së 17 Majit, lideri i opozitës duhet të ndryshoj rrënjësisht artikulimin e tij politik bazuar dhe në ndryshimet që ka pësuar e djathta në Evropë, si dhe të jetë i qartë se çfarë nuk duhet të bëjë!
Dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama, qeveria tranzitore dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë tri shtyllat e kurimit të demokracisë shqiptare, të cilat ka kohë që artikulohen nga Lulzim Basha në takimet me strukturat e PD. Por, pavarësisht zhvillimit të ngjarjeve, ato nuk duhet të bëhen pjesë e negociatave me asnjërën nga palët në tavolinë, qofshin këta edhe të fortët ndërkombëtarë, ndryshe gjithçka do të shkoj të drejtë kompromisit me një Kryeministër si ky që u dëshmua se vjedhë vota, do të shkojë sërish drejtë kompromisit të kalbur.
Profesori i njohur i filozofisë, pranë Universitetit Hebraik të Jeruzalemit, Avishai Margal, në studimin e tij “Mbi kompromisin dhe kompromiset e kalbura” e përkufizon qartë se kompromiset e kalbura politike janë marrëveshje për vendosjen ose mbajtjen e regjimit çnjerëzor, regjimit të mizorisë dhe poshtërimit, përkatësisht regjimit i cili nuk i trajton njerëzit si njerëz.
Ndonëse ky libër nuk është bërë për politikën shqiptare dhe kompromisin me Kryeministrin aktual, është interesante se si përgjatë librit, ku profesor Margal përdor “çnjerëzimin” për të treguar manifestimet ekstreme të njerëzve të patrajtuar si njerëz, kanë ngjashmëri me regjimin e Edi Ramës.
Çnjerëzimi në kuptimin e sjelljes mizore, të egër dhe barbare shpreh vetëm një element të “çnjerëzimit”; Poshtërimi është një element tjetër, siç e përkufizon profesor Margal, i mostrajtimit të njerëzve si njerëz, por poshtërimi i intensifikuar me egërsi është i barabartë me “çnjerëzimin”. Për këtë arsye, bashkimi i mizorisë dhe çnjerëzimit është ajo që përbën regjime çnjerëzore,” thekson Profesori i filozofisë, pranë Universitetit Hebraik të Jeruzalemit, Avishai Margal, due konstatuar se regjimi çnjerëzor gërryen themelet e moralit!
Pikërisht kjo po ndodhë edhe me regjimin e Edi Ramës dhe dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama, qeveria tranzitore dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk duhet të jenë kërkesa që duhet të shtrohen në tavolinë, por kërkesa për tu ulur në tavolinë, ndryshe kompromisi sërish do të jetë i dënuar me kalbje!
Dhe, nëse ndodhë kjo dhe Lulzim Basha nuk ka ndryshuar as artikulimin, përkatësisht rrethin e bashkëpunëtorëve dhe këshilltarëve që ka, atëherë duhet ta shpallë gjendjen e emergjencës.
Nëse i kërkon arsyet dhe nuk i gjen, libri “Mbi kompromisin dhe kompromiset e kalbura” të Avishai Margal, e sqaron pse duhet të shpallet kjo gjendje e emergjencës në Partinë Demokratike dhe jo vetëm.
“Kompromisi tipik i kalbur ka dy anë: njëra është kryesi i regjimit të mizorisë dhe poshtërimit, dhe tjetra është pjesëmarrësi pasiv, i cili thjesht po ofron mbështetjen e tij për një regjim të tillë duke nënshkruar një marrëveshje.” Unë si shumë të tjerë dhe vetë Margal, jam i shqetësuar për perspektivën e palës pasive.
“Për shkelësin e keq të ligjit, kompromisi i kalbur është gjëja më e pakta e keqe që ai bën. Kalbja e tij është në krijimin dhe mirëmbajtjen e një regjimi çnjerëzor, një regjim mizorie dhe poshtërimi sistematik. Por kalbja e anës pasive ofron mbështetje për anën aktive,” thotë profesor Margal dhe ky është rreziku që mund ti ndodhë Shqipërisë edhe dy vjet pas Marrëveshjes së 17 Majit, jo vetëm me fajin e keqbërësit.
Sot, kur regjimi çnjerëzor është në grahmat e fundit dhe frika e skepticizmi për anën pasive jo pa arsye është prezent, Lulzim Basha, duhet të filloj normalizimin e shoqërisë shqiptare që nga dita e parë e ardhjes në pushtet të Edi Ramës.
Largimi i qytetarëve nga administrata shtetërore në vitin 2013, vetëm pse ishin mbështetës të PD, duhet të jetë shqetësimi i parë i Kryeministrit Lulzim Basha pavarësisht kostos ndër aleatë dhe në marrëdhënie me ndërkombëtarët. Ky nuk është falënderim për ata që i ngelën besnik partisë ose për ata maskarenjtë që u fshehën nën petkun e LSI-së për të mos i kapur lapsi i Koalicionit të Qelbësirave, por thjeshtë vendosja e një parimi për ruajtjen e dinjitetit dhe mirëqenies së atij respekton ligjet e shtetit shqiptar.
Lulzim Basha në projeksionin e tj si kryeministër, nuk duhet ta trajtoj prangosjen e Edi Ramës vetëm si prangosje të një hajduti pas dalë me premtime konkrete. Edi Rama ka guxuar që nga viti 2004 të fus duart në kutitë e votimit dhe ka qeverisur si në rastin me rival Spartak Ngjelën kur gjykata ka konstatuar mashtrimin dhe vjedhjen e votës, ashtu edhe pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bilt”, dhe për këtë ai duhet të përgjigjet.
Ndërsa përgjegjësia penale gjatë qeverisjes, që të shërbej edhe në rastin e Kryeministrave të ardhshëm të Shqipërisë, duhet të trajtohet si përgjegjësi komanduese, siç e trajton Gjykata e Hagës për Ish-Jugosllavi, përgjegjësinë e çdo oficeri të ushtrisë kriminale të Sllobodan Millosheviçit.
Zotimin që bëri para artistëve në Teatrin Kombëtar, nuk duhet të realizohet si kontribut për ruajtjen e trashëgimisë dhe zhvillimin e artit. Jo, jo, qytetarët shqiptarë dhe elektorati i Lulzim Bashës duhet ta kuptojnë një herë e mirë, se prona publike do të ngelet pronë publike sa të jetë jeta, dhe duke e mbrojtur këtë pronë publike Basha duhet të angazhohet edhe më seriozisht për kthimin dhe respektimin e çdo pronari që i është mohuar kjo e drejtë për 30 vjet.
Të Përndjekurit Politikë nuk duhet të trajtohen grup vulnerabël që i dhënë lëmoshë për tu mbajtur në jetë. Jo, jo! Pa kurrfarë kompleksi, Të Përndjekurit Politikë duhet të trajtohen ashtu siç janë, shtyllë kryesore e themelimit dhe ekzistimit të Partisë Demokratike duke i dhënë vendin e merituar në shoqëri ndërsa therorësia e tyre është edukata që kanë ata dhe familjet e tyre ndër breza dhe s’ka pse manipulohet duke u stolisur me propagandë.
Anulimi i të gjitha PPP-ve si artikulim i çdo zyrtari të Partisë Demokratike, duhet të ndalohet një orë e më parë. Sot dhe gjithnjë duhet të marrin fund premtimet idiote që shoqërohen me akuza për shkeljet e palës kundërshtare që është në qeveri. Regjimi i Edi Ramës nuk ka asnjë PPP normale por kjo nuk do të thotë se me një të rënë të lapsit mund të anulohen. Taksa në Rrugën e Kombit është njëra nga ato PPP ku nuk duhet të diskutohet penaliteti qoftë ai edhe i pashmagshëm, por firmëtarët dhe hartuesit e të gjitha PPP-ve duhet të përgjigjen para drejtësisë pavarësisht fatit që do të kenë ato.
Mbi oligarkët janë thurrur shumë akuza dhe legjenda, por përgjegjësitë që i kanë lejuar vetes të marrin disa prej tyre, të vetëdijshëm që po shkelin ligjin, nuk duhet të kursehen. Balfin group, Spitali Amerikan, TV Klan, Kastrati, Fusha, Elda dhe Sigal janë kompani që duhet të sqarohen urgjentisht para ligjit për çdo qindarkë që kanë fituar dhe shkelje dhe monopol që kanë bërë, në mënyrë që edhe qytetarët të sqarohen një herë e mirë se cila ishte legjendë urbane dhe cila jo. Nëse pretendohet se kompromisi mund të gjejë vende dhe me veprimtar kriminale që janë bërë me lejen e pushtetit të kaluar, rreziku nga kompromisi i kalbur do të jetë më pranë se kurrë.
Për ti realizuar të gjithë këto natyrisht se ëshë e domosdoshme drejtësia por jo kjo drejtësi që po e qëndisin Edi Rama me KPK dhe KPA. Për ta pasur më të lehtë vendosjen në shina të këtij procesi, Lulzim Basha duhet të ndaloj me akuza por duhet i bëjë të qartë të gjithë vettinguesve se do ti nënshtrohen vettingut për të gjitha relacionet dhe vendimet që kanë hartuar. Ndërkohë të gjithë ata që i janë nënshtruar këtij procesi para se të bëhet Zotim, t’ju garantohet një proces transparent dhe më të mos vazhdojnë jenë, turpi i shoqërisë!
Nëse të gjitha këto Lulzim Basha i ka parasysh, është e domosdoshme ti bëjë publikisht të qarta sepse nuk duhet të spekulohet më me statusin moral të kompromiseve të bëra me qëllim të paqes, në kurriz të drejtësisë. Edhe këtë, Profesori i njohur i filozofisë, pranë Universitetit Hebraik të Jeruzalemit, Avishai Margal, në studimin e tij “Mbi kompromisin dhe kompromiset e kalbura” e sqaron:
“Sa larg mund të shkojmë në paqe, duke hequr dorë nga drejtësia? Shumë gjatë, unë do të thosha, edhe gjatë gjithë rrugës.”