Çfarë fsheh qeveria?” Bardh Spahia: Të rritet menjëherë numri i testimeve

Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti i PD Bardh Spahia shprehet se rritja e numrit të testimeve, zbulon më shumë të infektuar nga koronavirusi.

Spahia deklaroi se qëndrimi i qeverisë nuk është transparent, ndërsa e vlerësoi si emergjencë ndërprerjen e zinxhirit të infektimit dhe se vetëm diagnostikimi i hershëm i qytetarëve të prekur do të parandalonte COVID-19.

Deklarata e plotë:

Të dashur bashkëqytetarë,

Dy ditët e fundit konfirmuan se rritja e numrit të testimeve, zbulon më shumë të infektuar nga korona virusi. Partia Demokratike po e kërkon prej një muaji bërjen e testimeve masive duke nisur nga personat e afërt të kontaktit, mjekët, forcat e sigurisë dhe ata që janë në kontakt më qytetarët në qendrat e shërbimeve tregtare.
Testimi masiv është qëndrimi zyrtar që rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe që mbështetet nga ekspertët e shëndetësisë. Testimi masiv na jep mundësinë të gjurmojmë rastet e dyshuara, të izolojmë virusin, ta trajtojmë në kohë dhe të shpëtojmë jetë.