Calavera e OMN i përgjegjet të përndjekurve: Largimi i sigurimsave nga drejtesia nuk është detyra e jonë

 

Me ne fund mora një përgjigje, sa për te lare gojën, nga zyra e OMN-se per letrën time të hapur drejtuar kreut te Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit, znj. Gjinovefa Ruiz Calavera. Përgjigja është një shmangie e përgjegjësisë kushtetuese qe OMN ka për reformën ne drejtësi, duke dëshmuar edhe një here dyshimin tone se ndërkombëtarët janë pjese e qenësishme e dështimit te kësaj reforme, qe është kthyer ne fakt ne një proces te kapjes se drejtësisë nga ish komunistet, një pjesë e mire e tyre autore te krimeve te komunizmit.
OMN thotë ne përgjigjen e saj që “detyra e tyre është vetëm monitorimi i anëtareve te institucioneve te ventingut, qe ata te mos jene autore te krimeve te komunizmit“, gjë që sipas tyre është zbatuar me korrektësi.
Mirëpo letra ime e hapur nuk kishte te bënte me CV e anëtareve te institucioneve te vetingut, por me vendimmarrjet e tyre qe kane mundësuar instalimin ne krye te drejtësisë autoret e krimeve të komunizmit.
OMN nuk eshte e sinqerte kur thotë se nuk monitoron vendimet e institucioneve te vetingut, pasi se pari e ka këtë detyre kushtetuese dhe se dyti OMN ka ankimuar ne KPA (Kolegji i Posaçëm i Apelimit) disa vendime te Komisionit të Pavarur të Kualifikimit qe i kane konsideruar te pa drejta, por ne asnjë prej tyre nuk kane apeluar asnjë vendim qe ka favorizuar autorët e krimeve te komunizmit.
Për faktin që letra jone ishte e hapur (publike) duhej qe edhe përgjigja e znj Callavera apo e zyrës se saj te ishte publike, por kjo nuk ka ndodhur.
Ne këto kushte, ne respekt te publikut dhe veçanërisht te viktimave te krimeve te komunizmit, jemi te detyruar ta publikojmë ne përgjigjen e zyrës se znj. Clavera duke i lenë lexuesit, sidomos specialisteve juridike e te tjerëve te gjykojnë vete mbi këtë debat publik tonin.
N.Ç

Përgjigja e znj. Calavera

Faleminderit për letrën e hapur ne adrese te drejtorit Ruiz Calavera.
Siç është shprehur më parë Komisioni, është i rëndësishëm kontribuimi për njohjen dhe mbështetjen për të gjitha viktimat e regjimeve totalitare.
Në përputhje me mandatin e tij kushtetues, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka monitoruar respektimin e dispozitave përkatëse të ligjit të vettingut që kërkojnë që anëtarët e institucionit të vettingut nuk duhet të kenë qenë anëtar, bashkëpunëtor ose të favorizuar nga Sigurimi i Shtetit para vitit 1990 në përputhje me ligjin ” mbi të drejtën e informimit në lidhje me dokumentet e ish shërbimit të sigurisë së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë ”dhe mund të konfirmojë që këto dispozita ligjore janë zbatuar në mënyrë të vazhdueshme në kuadrin e procesit të vetting-ut.
Për më tepër, Komisioni inkurajon të gjitha autoritetet kompetente të Shqipërisë të respektojnë me përpikëri dispozitat ligjore në lidhje me papajtueshmërinë e mbajtjes së detyrës publike dhe gjyqësore për shkak të lidhjeve të kualifikuara me ish-regjimin komunist.

Reagimi i Nebil Çika

E nderuar znj Ruiz Calavera!

Faleminderit për ketë përgjigje që mora nga zyra Juaj, për letrën time të hapur që ju kam drejtuar Juve, lidhur me shqetësimet tona për kryerjen e reformës në drejtësi në Shqipëri e cila ka çuar në instalimin në krye të drejtësisë shqiptare të disa autoreve të krimeve të komunizmit (krime kundër njerëzimit dhe gjenocid).
Kjo përgjigje e Juaj nuk ka lidhje fare me atë çfarë ne trajtojmë në letrën e hapur dhe mendojmë se është një shmangie e Juaja nga përgjegjësia që keni për këto vendime të institucioneve që bëjnë reformën e që janë objekt i vëzhgimit tuaj si institucion kushtetues i Shqipërisë.
Në mandatin kushtetues përcaktohet qartë misioni Juaj që është monitorimi i reformës në drejtësi dhe jo vetëm monitorimi i përzgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të Vetting por edhe funksionimi dhe zbatimi i ligjit në vendimmarrje të tyre. Me pak fjalë Ju jeni garantët ndërkombëtar i realizimit të kësaj reforme i parashikuar edhe nga Ligji Kushtetues i Republikës së Shqipërisë.
Pikërisht duke pasur parasysh këtë rol tuajin në reformën e drejtësisë, ne kërkojmë nga Ju të reagoni ndaj anëtarëve të institucioneve të Vetingut, të cilët me vendimet e tyre kanë lejuar që autorët e krimeve të komunizmit të vazhdojnë të jenë pjesë e drejtësisë shqiptare të reformuar.
Ne mendojmë që reforma në drejtësi është e dështuar në se autorë të krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit do të vazhdojnë edhe më tej të jenë pjesë e drejtësisë shqiptare. Ne nuk kemi pare deri tani asnjë reagim tuajin për këto vendime të institucioneve nën monitorimin tuaj, përkundrazi kemi dëgjuar e lexuar nga ju vetëm fjalë të mira për një reformë të suksesshme.
Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë reagimin tuaj zyrtar, brenda mandatit tuaj kushtetues për rastet e emërimit në institucionet e rëndësishme të drejtësisë, që ne jua kemi përmendur me emra dhe detyrat që kanë marrë, pas çertifikimit të tyre si “të përshtatshëm “ nga institucionet e Vetting.
Me respekt
Nebil Çika
Kryetar i Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë