Burimet: Merkel do dorëhiqet nga kreu I CDU. Zhvlerësohet euro

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të japë dorëheqjen nga kreu I CDU-së. Këtë fakt e bën të ditur Bloomberg që në raportin e vet u referohet personave me dije për këtë çështje.
Ndërkohë Reuters thotë se Merkel nuk do kërkojë rizgjedhjen në krye të Kristjan Demokratëve të Gjermanisë, CDU.
Titujt e dy agjencive të sipërpërmenduar janë krejt të ndryshme në termat e asaj çka pritet të ndodhë.
Nëse është i vërtetë lajmi sipas Bloomberg, atëherë pritshmëria është që të ketë një deklaratë zyrtarë për dorëheqje dhe kjo nëkupton se efektet do shtrihen edhe në kabinetin qeveritar. Nënkuptohet përgatitja për zgjedhje të parakohshme.
Nëse i vërtetë është lajmi i Reuters atëherë do të thotë se CDU do vijojë me këtë kabinet qeveritar dhe vetëm në zgjedhjet në parti nuk do garojë kancelarja Merkel.
Reuters dhe Bloomberg ndryshojnë nga njëri tjetri në mesazhin që përçojnë për publikun nëpërmjet përdorimit të titullit të lajmit.
Ndërkohë që lajmi është i njëjtë: Merkel ka thënë në një takim me udhëheqësit e CDU-së se nuk do garojë për kreun e patisë në zgjedhejt që do zhvillohen në muajin dhjetor.
Lajmi është shoqëruar me zhvlerësimin e euros në pikën më të ulët përgjatë sesionit të ditës së sotme në orët europiane të tregut të aksioneve.
Vlera reale e raportit të monedhës europiane me monedhat kryesore të tregtisë do të vendoset pasi të hapet tregu i aksioneve në Shtetet e Bashkuara.
Këshilla ime për të gjithë që janë aktivë në treg është që të ruajnë pozicion mbrojtës në lidhje me monedhën e përbashkët europiane.
Monedha europiane është e “kërcënuar” nga risku politik, i cili ka kohë që është faktor konstant në zhvillimin ekonomik të Eurozonës.