Bujar Vreto: 81% e delegatëve të Librazhdit do te janë për Kuvendin e PD të 18 dhjetorit

Kryetari i PD-së për degën e Librazhdit, Bujar Vreto në një intervistë për studion e lajmeve të MCN TV, u shpreh se ai do të marrë pjesë në Kuvendin e datës 18 dhjetor.

Më tej, Vreto tha se 81% e delegatëve të Librazhdit kanë firmosur për Kuvendin e PD-së së datës 18.

Ndërkohë Vreto tha se shpreson që të dy liderët të gjejnë një zgjidhje mes tyre në mënyrë që PD të mos përçahet.

Intervista e plotë:

Një javë nga Kuvendi i jashtëzakonshëm i PD-së, thërritur nga z.Berisha. Ju z. Vreto në cilin kuvend do të merrni pjesë?

Një pyetje e vështirë për ne demokratët, situata është shumë e vështirë. Unë kam pritur që gjatë kësaj kohe të gjendej një zgjidhje. PD pas humbjes dhe me këtë situatë të brendshme është në një situatë kaotike.

Ne jemi një forcë e djathtë dhe PD si aspiruese të vendimeve të djathta duhet ti përmbahet institucioneve.

Ne duhet të bashkohemi të gjithë rreth kuvendin zyrtar që është data 18.

Po në degën e Librazhdit që ju drejtoni, a do të ketë dorëheqje apo pozicionime, pasi po shohim ditët e fundit dorëheqjet e disa kryetarëve të degëve e të tjera që po publikojnë listat

Këtë e quaj një lojë të shëmtuar sepse po i ndajnë demokratët. PD nuk ka njerëz për të humbur qoftë ata që kanë firmosur në datë 11 dhe 18. Dua që këta lider të gjejnë zgjidhjen dhe të mos të përçajnë PD. Dua që të gjithë bashkë të jenë të harmonizuar dhe të gjejnë zgjidhje sepse boll me retorika për të përçarë demokratët.

81% të delegatëve në Librazhd kanë votuar për kuvendin e PD-së.

Një ditë më parë ish-lideri demokrat kërkoi dorëheqjen e Bashës të shoqëruar me disa akuza se drejtuesit e PD po marron poste nga Rama vetëm që të mbështesin Bashën. Si e komentoni?

Përsa i përket zotit Basha, duhet ti kthej Basha përgjigje. Unë dhe pse kam qenë një nga kontribuuesit kryesor kam qenë i papunë sepse në administratën shtetërore ata që ishin nën çadrën e Ramës është strehuar në çadrën e PD. Përsa i përket ofrimit të posteve, nuk është e vërtetë. E hedh poshtë këtë akuzë. I them atyre që kanë firmosur në datën 11 të marrin pjesë në kuvendin e datës 18.