Bshkëjetesa me “kancerin” është vetëvrasje

 

Nga Nebil Çika

Ndarja e deputetëve të PD pro dhe kundra “Platformës së Bashkimit “është fakt raporti real në përfaqësim politik i forcave, pro dhe kundra orientimit pro amerikan të sajë si parti e vlerave demokratike perëndimore .
PD -së, më shumë se bashkimi i bën punë katarsisi që do te çonte në qartësinë e munguar politike të sajë e cila është thelbi i krizës së sajë .

Pikërisht qenia bashkë në një parti e njerëzve me ideale e interesa krejt të kundërta e çoi në këtë derxhe. Kjo bashkëjetesë anormale, ky bashkim, ka bërë që elektorati të largohet prej sajë shumë më herët se të plaste kriza e përçarja zyrtare .

Një PD e qartë politikisht dhe e denjë moralisht do të mund ta rikthente elektoratin tek ajo por kjo kërkon një operacion që do të mund ta pastronte atë nga mishi i huaj “tumori” komunist brenda sajë.

Nuk ka rrugë tjetër për të bindur elektoratin e djathtë që ajo mund ta përfaqësojë. Elektorati nuk e ka braktisur PD nga kjo përçarje që nisi në 9 shtator por nga përçarja, e madhe dhe e thellë, ideologjike e politike që ka ekzistuar brenda sajë që prej themelimit .Vetëm mbyllja e kësaj përçarje do të çojë në rikthimin e elektoratit tek PD .

Komunizmi është kanceri i sajë !

Një trup i sëmurë nuk ka shanse të mbijetojë pa e luftuar e hequr të keqen .
Bashkimi me sëmundjen nuk është zgjidhje por vetëvrasje dhe çdo përpjekje në këtë sens vetem do të zgjasë ditët e agonisë ndërkohë që simptomat paralajmërojnë vdekjen e sigurt.