Breshëri kallashnikovi ndaj “Audit” në Astir, shënohen 2 të vdekur nga atentati. 

 

Ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e sotme ku është qëlluar më kallashnikov ndaj një automjeti në Astir dhe si pasojë kanë mbetur të vrarë dy persona.

Sipas njoftimit të Policisë nuk është bërë ende e ditur identifikimi apo mosha e dy viktimave ndërkohë që janë ngritur forca të shumta policore në hyrje dhe dalje të kryeqytetit.

Burime për Fax News bëjnë me dije se personat që ndodheshin në makinën nga e cila u qëllua, kanë ikur me shpejtësi nga vendngjarja.

Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.