Braktisja e turizmit, shuplake e forte ndaj qeverise se mashtrimit.

Nga Orjola Pampuri

Nderkohe qe kryeministri numeron jahtet luksoze te multimiliardereve shqiptare e te huaj, le te numeroje turistet shqiptare te cilet jane me te pakte se cdo vit ne numer, shetisin nga Dhermiu ne Jale e nga Borshi ne Qeparo, nga Saranda ne Ksamil me shpresen se do te gjejne ndonje oferte me te mire per te perballuar 3 ose 4 dite, pushime me parate e fituara me shume mund pergjate nje viti. Por shumekush prej tyre largohet i tmerruar duke u mjaftuar vetem me nje fundjave. Cmime te cmendura te cilat nuk i kontrollon askush. Biznese te cilat pasurine e perceptojne ta bejne vetem ne nje muaj te vitit, duke ofruar sherbim te te varfer kundrejt cmimeve te cmendura.
Nese do te vendosesh te pushosh ne jug do te te duhet te rezervosh 20.000 leke te reja ne dite per nje familje prej 4 personash. Dhe keto, duke kursyer maksimalisht.
Nga ana tjeter bizneset cdo dite bastisen nga skuadra e “shirje korrjeve’ e hetimit tatimor e cila ben “te fortin” me cdo biznes i cili nuk eshte ne listen e miqve te ministrave, deputeteve apo kryeministrit, duke e bllokuar dhe mbyllur, i ben dhe nje show duke e publikuar dhe pasi keto biznese paraqiten tek shefi e paguajne gjoben prej 500.000 deri ne 1000000 leke te reja biznesi u hapet perseri.
Kjo eshte fabula qe kryeministri ofron kete sezon veror. Keshtu pra, te gjithe perfitojne ne zinxhir, marrin e japin rryshfete, por ata qe goditen fort jane gjithnje qytetaret.
Kjo eshte qeveria qe pak prej jush e votuan, shume prej jush ne kembim te bukes qe vete ua mohoi ne keto vite, ua bleu voten, e cila sot po tallet me qytetaret e ketij vendi, dhe eshte gati te mohoje gjithcka qe e nxjerr zbuluar. Por tani edhe gjethja e fikut i ka rene e skane me cmbulohen me. Jane mbytur me zullume e bema qe per fatin e tyre te keq i nxjerrin zbuluar cdo dite e me shume.