Borxhet e Berishës ?! Sqarim për mikun tim Bledi Koka dhe të tjerët rrotull tij

Nga Nebil Çika *

Lexova një shkrim tek “Syri.net” ,të kolegut dhe mikut tim te vjetër Bledian Koka për të cilin gëzoj respekt si njeri dhe si profesionist lidhur me raportin e PD apo me mire te themi të Sali Berishës me të përndjekurit politikë antikomunistë. Shkrimi me titull: “Sali Berisha, Tomor Alizoti dhe Mustafa Nano… “ merrte shkas nga një interviste e Anëtarit te Kryesisë së PD z.Tomorr Alizoti me gazetarin Mustafa Nano qe me sa kuptova duhet te ketë thënë diçka kundër z. Berisha ,por që zgjerohej me tej me një raport me te përgjithshëm te z. Berisha dhe PD me te përndjekurit politike antikomuniste .

Un nuk e kam parë këtë interviste ( në fakt nuk e shikoj fare emisionin ne fjale ) dhe nuk mund të mbaj dot një qëndrim për këtë pjesë te shkrimit te z.Koka . Të kuptohemi nuk kam ndërmend të bëj avokatin e z. Alizoti pasi ai ne se do përgjigjet vete, por dua te sqaroj mikun tim Bledi për disa pasaktësi ne shkrimin e tij  per raportin e te përndjekurve me Sali Berishën dhe PD. Besoj se këto pasaktësi vijnë nga mungesa e një informacioni të sakte por edhe te një perceptimi te gabuar te këtij raporti të njerëzve qe nuk vijnë nga shtresa e te përndjekurve ose nuk e njohin mirë situatën tonë .

Që në fillim dua te sqaroj se kontestimi ynë ndaj Sali Berishës është diametralisht i kundërt me atë te komunisteve apo kundërshtarëve te tjerë te tij perfshi edhe M. Nanon . Ne kemi kontestuar e kontestojmë pjesën apo qasjen komuniste te Berishës ndërsa ata pjesën apo qasjen  antikomuniste të tij . Besoj e kupton qe ky është një ndryshim i thellë e pa as një pikë takimi ,për interesa e qëndrime të përbashkëta as qe behet fjale. Ata kane  mhume pika te perbashketa me Berishin , me ne asnje . Bledi thotë se “Ka një debat të pashtershëm që PD e vuan mbi shpinën e vet politike ku kusurin e pambarimtë të një borxhi që nuk e ka, e heq Sali Berisha “ dhe ky është pakënaqësia e te përndjekurve politike ndaj PD . Se pari ky nuk është një “borxh i pa qene” por një realitet për te cilin pasardhësi i Berishës ne krye te PD-se Basha ka kërkuar disa here ndjese publikisht . Nuk është e vërtetë qe PD nuk ka bere sagje për te përndjekurit politikë dhe një nga me kryesoret është ajo qe ju theksoni shkollimi , përfitues prej te cilit jam edhe un , por rikthimi i kësaj te drejte themelore te njeriut te mohuar për 45 vjet nga komunizmi ishte një detyrim kombëtar veçanërisht i PD dhe jo një qokë apo një nder qe PD na bënte ne . Përveç detyrimit kombëtar ndaj shtresës qe sakrifikoi aq shume për rezistencën e saje ndaj diktaturës gjakatare komuniste ,PD dhe kreu i saje Berisha kishte detyrimin ti kthente e ti kompensonte çfarë ishte e mundur te përndjekurve politike qe sado qe te shkonte ishe shume me pak nga ajo çfarë na kishte marre komunizmi , jetën dhe rininë , familjen etje . Kërkesat e te përndjekurve politike ndaj Sali Berishës dhe qeverisjeve te tij ,kanë qenë kryesisht parimore dhe krejtësisht te realizueshme. Me kryesoret kane qene ,dënimi i krimeve te komunizmit dhe autoreve te tyre ,zbardhja e te vërtetave historike dhe ndryshimi i historisë , lustarcioni dhe spastrimi i politikes , drejtësisë dhe administratës nga persekutohet komuniste ,kthimi e kompensimi i pronave pasi 95 % te te përndjekurve politike janë edhe pronare legjitime , kompensimi i pushkatimeve , dënimeve dhe internimeve te pa drejta , qe te gjitha këto kërkesa te drejta , te ligjshme dhe te realizueshme . Nga këtu kërkesa u realizuan shume pak dhe sipas gjykimit tone ,arsyeja kryesore ishte mungesa e vullnetit politik të qeverisjes se PD, ku pa dyshim ne ndarjen e përgjegjësisë,shefi ka pjesën e luanit .
Me te drejte Bledi thotë : “T’i thuash një doktori nën ‘betimin e Hipokratit’ se ai e ka bërë punën e tij me ‘devotshmëri’, është po aq hipokrite sa ti bësh avokatinë hileqare dy ish hetuesve katilë të regjimit, siç janë të faktuar më zë e me figurë i pari Fatmir Xhafaj, e i dyti kreu i ri SPAK-ut Arben Kraja. “ Mendoj se me pak hile i shmanget disi realitetit pasi z. Berisha ne diktature nuk ka pasuar vetëm një karrierë te shkëlqyer e te ndershme profesionale por edhe një karrierë politike , si anëtar dhe sekretar organizate i PPSH që sigurisht ne raport me ne nuk e nderon ,gjë te cilën te përndjekurit politike antikomuniste nuk ja llogariten kurrë kur i dhanë atij dhe partisë se tij mbështetjen kryesore politke e elektorale. Ky është një gjest i madh fisnikërie nga ana jone  dhe një borxh po aq i madh për Sali Berishën per ne . Me qe jemi tek Xhafa dhe Kraja ,ata janë sot në drejtësi e politike për shkak se Berisha nuk beri ligjin e lustarcionit , nuk deshi apo nuk mundi ky është një tjetër diskutim por me siguri është një borxh i tij ndaj viktimave te komunizmit , te përndjekurve politike .Gjate qeverisjes se tij administrata dhe drejtësia ishin plote me autore te krimeve komuniste përfshi edhe Krajën , Sheshin , Janon , Dvoranin te denoncuar sot nga vet Berisha si  xhelatë komuniste . Por jo vetëm kaq . Si gazetar ,Bledi duhet ta mbajë mend zgjedhjen nga PD ne fund të mandatit te fundit qeverisës te sajë te dy drejtuesve te larte te Sigurimit te Shtetit ne Gjykatën Kushtetuese., Besnik Ymeraj e Gani  Dizdarit për te cilët votuan kundër vetëm dy deputete te nga me cilësoret te PD , Alibeaj e Marku te dy te përndjekur politike ,te cilët ,për këtë arsye ,u lanë jashtë listave te PD te përgatitura nga Berisha në zgjedhjet e 2013. Ne vend te tyre  u fut ne lista te sigurta  e u be deputet i PD Kastrior Islami , nje ish eksponent kryesor i komunisteve qe nga foltorja e Kuvendit ne 1994 na kercenonte ne te perndjekurit dhe krejt demoktaveve  se: “Do të na  hiqte zvarre e do të na thyente kafkat “. A është ky një tjetër borxh i Berishës ndaj te përndjekurve ?!
Një nga “nderet” , që sipas Bledit, Berisha i ka bere te përndjekurve politike është zgjedhja në krye te Kuvendit te dy te përndjekurve gjate qeverisjeve të PD te ndjerit Pjeter Arbnori dhe znj. Jozefina Topalli: “ Sa për kronikën, ish të përndjekurit dhe të dënuarit politik në dy momentet qeverisjes së Sali Berishës kanë qenë në ballë të pushtetit legjislativ, Pjetër Arbnori (1992-1997) dhe Jozefina Topalli (2005-2013).” Ky është keqkuptimi i madh jo vetëm i Bledit por edhe te tjerëve me realitetin ,kjo është edhe hilja e madhe PD dhe Berishës me te përndjekurit politike antikomuniste . Një nga problemet qe ne edhe sot kemi me PD është përfaqësimi politik. Nuk është se ne qeverisjen e PD nuk ka pasur te përndjekur politike por ata kurrë nuk kane qene përfaqësues politike te te përndjekurve ,për faktin e thjeshtë se kurrë nuk janë përzgjedhur si te tille nga ne . Ata kane qene zgjedhje te Berishës dhe sigurisht i kane shërbyer atij edhe për te krijuar idenë e rreme qe te përndjekurit politik janë ne pushtet . Por ne te gjitha momentet vendimtare  kur ju eshte dashur te zgjedhin  midis te përndjekurve dhe Berishës ata kane zgjedhur gjithnjë Doktorin . Prandaj edhe ne momente të vështira te tyre , kur Doktorri  e PD i kane  leshuar , nuk e kane marrë me mbështetjen tonë . Prej një viti në tavolinën e z. Basha ndodhet një projekt- marrëveshje, një “Memorandum Mirëkuptimi” midis PD dhe te përndjekurve politike, i propozuar nga ne por i pa firmosur ende nga Basha,ku një nga pikat kryesore është edhe përfaqësimi politike ne kuptimin qe prefqsuesit tanë ti përcaktojmë ne akord me PD dhe jo te na i caktojnë,siç ka ndodhe deri,  tani lidershipi i partisë . Bledi gabon rende kur e cilëson z. Alizoti si një përfaqësues politik te të përndjekurve antikomunistë. Si Arbënori apo Topalli në kohën e Berishës ai nuk është përzgjedhur nga ne por nga z. Basha per arsye e rrethana qe i dine ata  por jo si i perndjekur politikë dhe ne këto kushte nuk mund te jete përfaqësuesi ynë politik, gjë të cilën un ,ne cilesine e kryetarit te zgjedhur te te perndjekurve politike , ja kam bere te qarte edhe vete z. Basha . Sigurisht qe si i përndjekur Alizoti është njeri nga ne dhe ne ndjehemi mire per arrutjet politike te tij , por vetëm bashkëvajtja me ne nuk mjafton qe ai dhe te tjerë si ai te jene përfqsuesit tanë politike . Ata janë te detyruar tiu qëndrojnë besnike atyre qe i kane perzgjedhur , dhe qartesisht ata ne rastin konkret nuk jemi ne . E kam provuar këtë në disa raste përfshi edhe z. Alizoti .
Si përfundim dua ti them mikut tim Bledi qe midis rreshtave ,me apo pa dashje ke bërë një “autogol “,ke nxjerre nje fakt , që është edhe borxhi me i madh që Sali Berisha ka ndaj te përndjekurve politike dhe shqiptarve te tjere antikomunistë  . Bledi shkruan : “Flas për atë filozofi ‘rilindase’ që tenton të relativizojë deri në barazim punën e Doktorit me atë të ‘xhelatit’, nën moton ‘të gjithë bashkëvajtjes e të gjithë bashkëfajtorë” Ne fakt  motoja “Bashkëvajtjes dhe bashkëfajtorë” nuk është një filozofi e rilindjes komuniste por një slogan e filozofi e deklaruara  publikisht e Sali Berishës me te cilën u justifikua mos ndëshkimi i krimeve te komunizmit dhe vazhdimësia ne pushtet e tyre, përfshi edhe te atyre qe Bledi i përmend me emër: Rama . Ruci , Xhafaj ,Kraja Braho e te tjerë autore te krimeve te komunizmit sot ne pushtet. Pikërisht për këtë filozofi komuniste te përndjekurit politike kontestojnë Sali Berishën , për aktivitetin profesional madje edhe atë politik ne diktaturë ne nuk e kemi kontestuar kurrë edhe pse kishim te gjithe te drejten ta benim nje gje te tille.
Kur te kemi nge ,mund te rrimë me orë te tera e të të përmend edhe qindra shembuj ,fakte e prova qe borxhi i PD dhe Berishës ndaj te përndjekurve politike jo vetëm qe është real por eshte kthyer aktulisht në problemin kryesor politik e elektoral të saje. Mendoj se rregullimi i raportit me te përndjekurve politike  qe perben rreth 75 % te strujtures politike dhe ekektoratit është kusht parësor për ardhjen ne pushtet te PD . Sa për Sali Berishën besoj se tani ai borxh qe ai ka me ne  është vetëm moral e historik , për sa kohe ai nuk është me ,te pakten de jure”, në krye të PD .
E pra Bledi e shikon që borxhi i Berishës ndaj nesh ekziston por sigurisht ai nuk mund te kërkohet e as të kthehet individualisht dhe për me tepër ne një studio e me një njeri që  e urren  Sali Berishën pikërisht për atë qe e kemi dash e e duam  në dhe e do  per ato qe e kontestojme ne , I  vetmi gabim qe kemi bere ne në raport me te është se prisnim  qe z. Berisha te mendonte e te vepronte si ne. Por ai vinte nga ana tjetër dhe për andej nga vinte beri me shume se sa pritej . Kjo e lehtëson disi  Berishen por nuk ja lan dot borxhin  qe ka ndaj te përndjekurve politike antikomuniste  !

*Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë