Boll i keni lyer duart me gjakun tonë !!!

Boll i keni lyer duart me gjakun tonë !!!

Tiranë. 29.01.2019

                                                                 Protestë

Drejtuar :
Presidentit te Republikës z. Ilir Meta
Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama
Kryetarit të opozitës z. Lulzim Basha
Deputeteve te përndjekur politike ne Kuvendin e Shqipërisë
Ambasadave të SHBA , BE , OSBE

Te nderuar zotërinj !

Për te dytën herë Ministria e Drejtësisë ka urdhëruar dëbimin nga selia te Shqotës Antikomuniste e të Përndjekurve Politike të Shqipërisë duke kërcënuar kështu në mënyre te drejtpërdrejtë funksionimin dhe vazhdimësinë e punës sonë .
Ne te përndjekurit politikë antikomunistë jemi të bindur se kjo përpjekje e përsëritur e Ministrisë se Drejtësisë për të na dëbuar nga zyrat është një sulm i pastër politik i qeverisë qe lidhjet me qëndrimet dhe aktivitetin tone politik etje qe ne shume raste shkon kundër qëndrimit armiqësor te kësaj qeverie me te përndjekurit politike antikomunistë , idealet dhe interesat tona.
Urdhri i përsëritur për dëbimin nga selia te Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politike të Shqipërisë është shprehje e qarte e politikes se luftës se klasave te trashëguar nga eterit te bijtë ne linje politike , juridike e gjenetike qe po zbatohet nga qeveria aktuale e bijve me te njëjtën urrejtje si etërit e tyre gjakatarë.
Ne te përndjekurit politike antikomuniste e dimë mirë çfarë është dhe çfarë përfaqëson kjo qeveri neokomuniste pasi për 73 vjet jemi përballur me terrorin dhe represionin e tyre nga brezi ne brez. Por ndërkohe që qeveria vazhdon politiken e luftës se klasave dhe represionin ndaj kundërshtarëve politikë te diktaturës komuniste ne jemi te vendosur te përballemi me te me te gjitha mjetet ne dispozicion ne mbrojtje te idealeve interesave dhe ekzistencës sonë politike , juridike e fizike .
Ne këtë situate i bej thirrje kryeministrit Edi Rama dhe Ministres Etilda Gjoni të heqin dore nga lufta e klasave dhe represioni politikë ndaj te përndjekurave politike antikomunistë . Boll i keni lyer duart me gjakun tonë. Ne ju garantojmë se ashtu si përballe etërve tuaj do të përballemi edhe me ju edhe me politikat tuja kriminale te dëbim internimeve te demonstruar hapur ne urdhëron e Ministrisë se Drejtësisë.
I kërkojmë Kreut te Shtetit z. Ilir Meta te ushtroje te gjitha kompetencat e tij kushtetuese për te ndaluar represionin politik te qeverise ndaj te përndjekurve politike antikomunistë .
I bëjmë thirrje kryetarit te opozitës z. Lulzim Basha të mbështes me te gjitha mjetet te përndjekurit politike antikomunistë ne përballje me qeverinë dhe luftën e klasave dhe represionin qe ajo vazhdimësi e diktaturës komuniste vazhdon te manifestoje ndaj nesh.
I bëjmë thirrje te gjithë te përndjekurve politike antikomuniste te përgatiten për një përballje me te gjitha mjetet e mënyrat me represionin qe qeveria po ushtron , për arsye politike ne mënyre te drejtpërdrejtë e te hapur . me shtresën tone.

Kryetari
Nebil Çika