“Blindoi dyert e PD” – Berisha,ultimatum tjetër Bashës 

Deklarate – Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD

Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjeter te izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anetare qe firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur ne prag te protestes paqesore te demokrateve ta ktheje shtepine e tyre ne bunkerin e vetmise dhe pazareve te tij.
Keshtu, ne nje akt turpi dhe paniku te denje vetem per nje aparatçik te marre peng ai nderron brava dhe po vendos dyer te blinduara per te shnderruar shtepine e demokratve, seline e Partise Demokratike, ne bunkerin e tij privat.
Me kete rast i kujtojme Lulzim Braves qe mendon se me dyer dhe brava do te mposhte shumicen dhe pluralizmin ne Shqiperi se ata qe shemben regjimin me gjakatar ne ‘90 nuk do te lejojne kurre asnje dere, brave, hekur, apo shul te mbaje peng vullnetin e tyre te shprehur permes votes se lire.
Partia Demokratike ka lindur si shtepi e lirise dhe e tille do te vijoje te mbetet, kurse Lulzim Pengu se bashku me pengmarresin e tij do kene fatin e atyre qe bunkerizuan Shqiperine.