Biri i “diversantit “!

Nga Nebil Çika *

Lajmi që Elez Biberaj është emëruar drejtor radio Zëri i Amerikës është pritur shume mirë nga shumica e opinionit publik shqiptar në mënyre te veçantë nga antikomunistët . Arsyet janë nga me te shumtat por për ne parësor është fakti qe ai është një antikomunist i lindur dhe i deklaruar . I lindur pasi ka lindur ne një familje e cila konsiderohej e deklarohej si armike nga pushteti komunist deri ne fund te ditëve te tij de jure . Ky kryeartikull i gazetës terroristë te PPSH Zëri i Popullit ne nëntor te vitit 1990 sulmon Elez Biberaj duke i cilësuar si “djalin e diversantit “ termi qe komunistët përdornin për te arratisurit politike apo për luftëtarët e lirisë qe te organizuar e ndihmuar nga aleatet perëndimor vinin ne Shqipëria për te përmbysur diktaturën komuniste . Ky sulm komunist ndaj Elez Biberaj behej për shkak te angazhimit te tij si gazetar te VOA ne ato dietë fundit de jure te regjimit komunist qe ishte kthyer ne burimin e vetëm te informacionit te vërtetë por edhe shpresës se madhe te miliona shqiptareve për liri e demokraci. Ne atë kohe merri i komunisteve nga “bijtë e diversantëve “ ishte i madh pasi duke ditur krimet qe kishin kryer ndaj tyre mendonin se ne do te silleshim si ta e do te hakmerreshim me te njëjta mjete e mënyra gjë qe nuk ndodhi dhe nuk kishte si te ndodhte se ne nuk jemi si ata. Duket qe ne ato vite komunistet i ka zënë tartakuti sa here dëgjonin ne radio zërin e Elezit gjë qe justifikon edhe këtë reagim kaq barbar ndaj tij ne gazetën me zyrtarë te regjimit te tyre kriminal . Ky artikull qe ndoshta lesuesit me moshë te re i duket për te qeshur është qëndrimi i vërtete i komunisteve ndaj kundërshtareve të tyre politike edhe sot . Ata nuk do te besonin kure qe “djemtë e diversantëve “ nuk do te silleshin si ata kur tu vinte dora mi vesh dhe Elez Biberaj është pa dyshim një simbol i këtij qëndrimi . Ëndrra dhe lufta e diversantëve dhe djemve te tyre ishte dhe është liria e demokracia të cilat nuk mund te konceptohen e te funksionoje vetëm për një pjese te popullit por për te gjithë edhe për komunistet dhe sidomos djemtë e tyre. Shkrimi i paraqitur ne ZP si një “letër nga populli “ tregon fytyrën e vërtetë te komunizmit e komunisteve dhe qëndrimin e tyre ndaj armiqve. Sot ai qe mund t ketë shkruar mundte ketë kaluar ne kampin tjerë e te beje antikomunistit dhe djali apo vajza e tij mund te jete deputet apo zhytar i zgjedhur me votat e “djemve te diversantëve” te diversantëve gjë qe përben edhe problemin me te madh te demokracisë shqiptarë. Por ka edhe me keq . Sot ne Shqipëri qeverisin pikërisht ata qe vrisnin , burgosnin , internonin e persekutonin diversantët dhe bijtë e tyre apo pinjollët e tyre politike juridike e gjenetike. Me gjithë fisnikërinë e treguar nga Biberaj dhe “djemtë e tjerë te diversantëve” ata vazhdojnë te kenë te njëjtin qëndrim ndaj ne . Edhe pse disa prej tyre kane përshëndetura zgjedhjen e Biberajt drejtor te VOA ka me mijëra prova e fakte qe ata e konsiderojnë ende si “biri i diversantit “ gjë qe besoj e shpresoj shume qe Elezi te mos ta këtë harruar e te vazhdojë te mendoje e te punoje ne detyrën e re pikërisht si i tille . Jo vetëm Atdheu i tij por edhe bota ,nga sa po shohim zhvillimet e fundit politike, ka nevoje për një djalë te vërtetë “diversanti” ne krye te VOA . Ne këtë aspekt nga Elez Biberaj presim shume , sidomos ne djemtë e vajzat e “diversantëve” te Shqipërisë .
*Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë