BIJTË E NËNAVE DHE BIJTË E “KURVAVE”

Nga Xhafer Sadiku
Që në fillim u kërkoj falje lexuesve për termin e papërshtatshëm, por siç e kini dëgjuar edhe vet, është e huazuar nga kreu i qeverisë dhe ushtarët e tij.
E bërë kjo ndarje nga ata, sjell një realitet të hidhur të Shqipërisë së sotme.
Kështu, kur bijtë e nënave u ngritën për liri; bijtë e “kurvave” mbronin tiraninë.
Kur bijtë e nënave lodheshin rrugëve të botës, bijtë e “kurvave” zhvatën pasurinë dhe u dogjën Shqipërinë.
Kur bijtë e nënave derdhin djersën për bukën e gojës, bijtë e “kurvave”, të kthyer në biznesmenë, nuk u japin as paratë e punës së tyre.
Kur bijtë e nënave kërkojnë dije, bijtë e “kurvave” u shesin gënjeshtrat me para, u shëmbin teatrin, u mbyllin bibliotekat, arkivat, kinematë.
Kur bijtë e nënave kërkojnë lirinë, bijtë e “kurvave” përdorin policinë për ti shtypur.
Bijtë e kurvave nuk do të sundonin dot, pa mbështetjen e mafies ndërkombëtare.
Bijtë e Kurvës që lindi më 8 nëntor 1941, një ditë duhet të japin llogari për gjëmën që i kanë bërë Shqipërisë.
Deri atëherë, bijtë e nënave do të derdhin shumë gjak dhe shumë lot.
Rroftë Shqipëria e Lirë, e Pavaruar dhe Sovrane!
Poshtë bijtë e “kurvave” dhe pushtuesit e huaj!