Beteja me Bashën- Berisha i prerë: Javën tjetër bëjmë publike datën e Kuvendit Kombëtar

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dhënë lajmin që mezi presin mbështetësit e tij, duke thënë se javën tjetër do të bëhet publike data kur do të thirret Kuvendi Kombëtar.

Berisha tha se Kuvendi Kombëtar sipas statutit thërritet nëse mblidhen firmat e 1/4 të delegatëve, pavarësisht dëshirës së kryetarit.

“Kuvendi kombëtar thirret nga kryesia, këshilli kombëtar, edhe nga 1/4 e delegatëve. Nuk ka asnjë lidhje me procedurat e para. Delegatëve i njihet e drejta pavarësisht don apo jo kryetari. Ju garantoj që javën që vjen do të shpallim datën e mbledhjes së kuvendit dhe do mblidhemi të sigurt në të drejtën tonë statutore për t’i dhënë PD normat më demokratike që meriton dhe për t’iu dhën ju të drejtën e referendumit”, tha Berisha.

Turi i takimeve me demokratët përreth Shqipërisë, i njohur ndryshe si iniciativa ‘Foltorja’, u ndal këtë herë në Berat, ndërkohë në fund të takimit, Sali Berisha njoftoi Foltoren e radhës në qytetin e Kavajës ditën e martë.

Siç edhe u pa përpara fillimit të takimit, asnjë prej drejtuesve të degës së PD-së Berat dhe asnjë prej dy deputetëve të qarkut Tomorr Alizoti dhe Kasëm Mahmutaj nuk kanë marrë pjesë në Foltoren e Sali Berishes ne Berat. Për ata që mungonin në Foltore, Sali Berisha kishte një mesazh. Ai ia bëri të qartë se megjithëse ata janë mbështetës të Bashës, nuk duhet të harrojnë se të gjithë janë mbështetës të Partisë Demokratike. (Lexo edhe)

Nder te tjera, ne takimin me demokratet e Beratit, ish-Kryeministri Berisha është ‘tallur’ me Kryeministrin Edi Rama ditën e sotme për lëshimin e satelitëve në hapësirë, duke i quajtur me ironi satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’, me ironi ‘Arnaut 1′ dhe .Arnaut 2’. Sipas Berishës, Rama po i përdor satelitët për të hutuar shqiptarët, ndërkohë ish-kryeministri shpërtheu ndaj Ramës duke e quajtur ‘mashtrrues të pashpirtë’.

Berisha nisi një tur takimesh me demokratët menjëherë pasi Lulzim Basha e pezulloi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, për shkak të vendimit të SHBA-ve për ta shpallur non-grata ish-Kryeministrin shqiptar për korrupsion madhor.

Basha thotë se ky vendim është i përkohshëm dhe se nuk mund të rreizoknte marrëdhëniet me SHBA-të, pavarësisht se beson në pafajësinë e Berishës.

Mirëpo, ish-Kryeministri se ka pritur aspak mirë këtë vendim të Bashës, dhe ka shpërthyer në lumë akuzash ndaj tij. Që nga 9 shtatori, kur Basha e përjashtoi nga PD, Sali Berisha nuk e njeh më Bashën si kryetar të PD-së dhe e akuzon se është marrë peng nga Rama. Berisha ka premtuar që do t’i kthejë dinjitetin PD-së dhe nuk kapërjashtuar mundësinë që ai vetë të rikthehet në krye të partisë nëse është e nevojshme.

Lëvizja e Berishës ka sjellë dhe problemin e përccarjes në Partinë Demokratike, pasi deputetët dhe figurat e rëndësishme të partisë kanë filluar të pozicionohen në njërin krah. Për ata që janë pozicionuar në krah të Berishës, sicc është rasti i Flamur Nokës apo Luan Baccit, Basha ka marrë masa. Të parin e ka shkarkuar nga detyra si zv/Kryetar i komisionit të sigurisë, ndërsa të dytin e ka larguar nga detyra si kreu i PD-së Fier.