Besimtarët e krishterë në Shqipëri kremtojnë festën e Krishtlindjes

Besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në të gjithë botën, këtë të shtunë 25 dhjetori kremtojnë Krishtlindjen. Ndryshe nga vitet e mëparshme për herë të dytë radhazi besimtarët festojnë në masa kufizuese, për shkak të pandemisë Covid.

Në vendin tonë Kishat kanë kremtuar në orare të ndryshme meshën për “lindjen e Krishtit. Ndërkohë mëngjesin e sotëm në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, do të mbahet mesha e besimtarëve ortodoksë në katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Meshën e mban kryepeshkopi Anastas Janullatos. Ndërkohë që mbrëmë në Katedralen e ‘Shën Palit’ Imzot George Frendo ka mbajtur meshën e tij të fundit si Arqipeshkv, e ndërsa përcolli edhe mesazhe për më shumë dashuri dhe paqe mes njerëzve. Krah tij, qëndronte edhe drejtuesi i ri, Arjan Dodaj.

Mesazhe paqeje kanë dhënë dje edhe krerët e besimeve fetare dhe po ashtu edhe politikanët. Kryepeshkopi Anastas Janullatos, teksa uron besimtarët shkruan se dhurata më e bukur në këtë ditë është forcimi i besimit në Zot.