Berisha “urdhër” Bashës nga Librazhdi : “S’ke punë me ne ti ik sa më shpejt”

Nga akuzat për Bashën deri tek ministrat e “korruptuar” të Ramës. Ja çfarë tha Berisha në Foltoren e Librazhdit

Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e së premtes ka zhvilluar “Foltoren” e radhës në Librazhd, aty ku ka qenë i pranishëm edhe ish-presidenti Bujar Nishani.

Nga Foltorja e Librazhdit, Berisha u ndal te tema e shumë diskutuar së fundmi, ajo e etikës në parlament. Berisha akuzoi ministrat e Ramës se janë superhajdute dhe se nuk mund të përdorësh etike me ta kur kanë tenderuar rrugë me çmim 8 herë më të lartë se BE. Mirëpo, si gjithmonë në Foltore, Sali Berisha nuk i kurseu sulmet asaj ndaj Luzlim Bashës. Ish-Kryedemokrati e quajti Bashën një mjeran dhe e urdhëroi të japë dorëheqjen.

“Dëshiroj të përulem para jush, ndaj dhjetëra mijëra demokratëve shqiptarë që shndërruan këtë vjeshtë në vjeshtën e mrekullisë së dytë shqiptare. Vjeshtë e mrekullisë së dytë më të madhe shqiptare që nga viti 90. Mrekullia e vendosjes së pluralizmit. Rikthimi i shpresës, besimit te liria, vendi dhe kombi ynë. Në këtë vjeshtë erdhëm si një shoqëri e cila me besimin që shprehu te opozita mbeti një shoqëri e tradhtuar, e prerë në besë, e braktisur. Vërtetë Edi Rama rrëmbeu dhe plaçkiti vota si kurrë më parë, përdori të gjitha potencialet e shtetit si në diktaturë, mobilizoi falangat e krimit për të blerë vota, por peng-kryetari, i cili u zotue se do mbroje votën tuaj, se nuk do njohë zgjedhjet e 25 prillit, harroi çdo zotim para jush. Kurrë në histori nuk ka ndodhur që një opozitë e vërtetë të abstenojë ndaj borxhit më të madh ne historinë e këtij vendi, siç bëri peng-Basha. A i shihni ju ata ministra që diskutojnë për etikë në parlament? Por çfarë etike të kem unë për atë ministre apo ministër që tenderon rrugën me çmim 8 herë më të lartë se BE. T’i thuash hajdute është pak, ti thuash megahajdut prapë është pak . Shqiptarët largohen masivisht nga Shqipëria sepse është populli më i pashpresë përshkak të mungesës së opozitës. Kryetari i saj është një peng i turpshëm. Po ik mor mjeran jep dorëheqjen. Ne jemi parti e idealeve. S’ke punë me ne ti ik sa më shpejt”, u shpreh Berisha.

Berisha i është përgjigjur Lulzim Bashës sa i takon akuzave që Berisha po bashkëpunon me kriminelët për të mbledhur firmat e delegatëve. Ish-kryeministri tregoi para demokratëve të Librazhdit se në facebook-un e tij janë plot 25 postime për denoncimin e Suel Çelës, ndërkohë në Faecbook-un e Bashës nuk ka asnjë. Ai madje shtoi se Basha i është lutur që të mos denoncojë Suel Çelën dhe këtë gjë mund ta zbardhin dhe tabulatët e bisedave të Berishës me të. Gjatë fjalës së tij të gjatë, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme nga Foltorja e Librazhdit, nga ku tha se Basha 3 vite më parë u nis për SHBA por u kthye mbrapsht sepse sapo të ulej atje do ta arrestonin.

Berisha thotë se janë dy dosje të rënda të Lulzim Bashës në Amerikë, ajo ‘Muzin’, për financimin e fushatës së PD-së me paratë ruse, dhe dosja tjetër ‘Toyota Yaris’, ku sipas Berishës, Basha ka bashkëpunuar me Taulant Ballën. Ditën e sotme Basha deklaroi se në Amerikë do të vijojë të shkojë njësoj si në të shkuarën dhe shtoi se ka marrë ftesa për takime. Mirëpo Berisha nga Foltorja e Librazhdit e krahasoi me ish-Ministrin Sajmir Tahiri, që spo ashtu udhëtoi drejt SHBA-ve me dosjen e Habilajve por sot e ka në kurriz.

“Ylli manjani kishte postuar një status 2 muaj më parë një status ku thoshte që t’i kërkonin ndjese se kishte votuar PD-në. U shtanga pak, por sot kur shihni vendimet e pengkryetarit. Sot ai ka në dorë vetëm një ligj, ligjin e partisë, statutin. A kishte të drejtë Ylli Manjani që mendonte se ky njeri kryeministër mund të ishte me i rrezikshëm që mund të instalohej në atë post. E vërteta kjo është. Ai përbën një problem madhor sëbashku me.. Sot ka njoftuar se ka marrë ftesë për në SHBA, unë do t’i them dy fjalë, në Shtëpinë e Bardhë shkoi dhe Saje Qorri me dosjen e Habilajve. Ti shkon aty me dy dosje po kaq të rënda. Me dosjen Muzinë dhe Dosjen Toyota Yaris. Këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën. 3 vite më parë u nis për në SHBA. Nuk shkoi. Pyetën çfarë ndodhi? Po të vinte do të arrestohej ju tha demokratëve. Dosja Muzinë është dosje përvëluese për peng Bashën. Edhe Saje shkoi me dosjen Habilaj por ja ku e ka në kurriz”, u shpreh Berisha.

Mes emocioneve të shumta është mbyllur takimi i ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e Librazhdit. Berisha ka konfirmuar zyrtarisht që foltorja do të rikthehet në Tiranë, ditën e diel me forumin e grave.

“Faleminderit shumë, do shihemi në Tiranë me foltoren e grave demokrate, ditën e diel”, thotë zëdhënësia Floriana Garo.