Berisha shtyn edhe tre ditë afatin e “ultimatumit” ndaj Bashës :Nëse nuk largohet,në 8 Janar marrim PD-në

5 Janari 2022 është afati i fundit që Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i ka lënë Lulzim Bashës që të largohet nga zyra pas referendumit për shkarkimin e tij por ish kryeministri Berish e ka shtyrë ne daten 8 janar

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, Berisha u shpreh se nëse Lulzim Basha nuk largohet nga zyra më 5 Janar 2022, atëherë në datë 8 Janar do të ketë protestë kombëtare ku do të marrin pjesë 44 mijë anëtarët që votuan në referendum për shkarkimin e Bashës.

Më pas, 44 mijë anëtarët, shpjegoi Berisha, do të marrin në dorëzim selinë e Partisë Demokratike.

Ish-Kryeministri i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të respektojë vendimin e anëtarësisë që votoi në referendum për shkarkimin e tij.