Berisha sfidon SHBA  nga Shkodra : Do të dështoni

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi nisjen e protestave, apo siç e quajti ai vetë “revolucion”, në të gjithë Shqipërinë. Nga Shkodra, ku zhvilloi sot takimin e parë pas protestës së 8 janarit, Berisha tha prerë se protestat nuk do të ndalen deri në marrjen e selisë së Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij, Berisha “shënjestroi” amerikanët, teksa deklaroi se të gjithë ata që mbështesin Lulzim Bashën dhe Edi Ramën do të dështojnë, ndërsa shtoi ashpër se nuk ka mëdyshje që ai dhe mbështetësit e tij do ta marrin PD-në.