Berisha : Protesta më paqësore, nuk është plagosur asnjë polic

Ish-kryeministri Sali Basha mbrëmjen e sotme i ftuar në Radarin Informativ në “ABC” ka folur për herë të parë pas vendimit të Kryesisë së PD-së për ta përjashtuar përgjithmonë nga partia së bashku me 7 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit dhe 20 të tjerë i pezulloi duke u dhënë një shans të dytë për të reflektuar.

E ndërsa e cilësoi zero vendimin, ai akuzoi Lulzm Bashën se rrethohet nga vrasës dhe kriminelë.

“Ka prej tyre të cilët mbahen skllevër nën preson dhe terror nga këta mercenarë që janë futur në seli. Ka të tjerë që janë të lidhur në krim me Lulzim Bashën janë të involvuar. Numri i tyre atë ditë ishin gjithsej 25-30 veta. Unë mendoj se shqiptarët panë lidhjen e tmerrshme. Lulzim Brava rrethohet nga vrasës dhe trafikantë” tha ai.

Pas protestës PD zyrtare publikoi një video të momentit kur Sali Berisha orientoi turmën drejt selisë, por përse e bëri këtë? Ish-kryeministri u shpreh se arsyet ishin dy. “Me dy qëllime, largimi prej leckash i fondamentalistëve nga selia dhe largimi i butë dhe paqësor i Lulzim Bashës nga zyra” tha ai.

E ndërsa selia u shkatërrua ditën e shtunë, Berisha tha se kjo ka qenë protesta më paqësore, pasi nuk është lënduar asnjë efektiv policie.

“Ne ishim te shtëpia jonë, por nuk ka protestë më paqësore, ju lutem, pyesni pak narko-policinë, ka ndodhur ndonjëherë ndonjë protestë ku të mos jetë plagosur asnjë policë? Ai (Basha) përmendi vallen e Osman Takës, por ai do të dilte me pekule nga zyra, por u hodh gazi nga policia e Ramës dhe bandat e Bashës