Berisha: Një tjetër ministër i filmuar me Habilajt

 

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme ministrin Damian Gjiknuri i cili sipas Berishës është filmuar duke dhënë para te Habilajt për të blerë votat në fushatë. Denoncimin e tij Berisha e bazon te qytetari dixhital.
“Gjiknuri ne tepsi! I filmuar duke i dhene para Habilajt ne fushate per te blere votat! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! Sb”, shkruan në facebook Berisha ku ka publikuar edhe mesazhin nga qytetari dixhital.
“Pershendetje Doktor! Gjate fushates elektorale te fundit, Habilajt uleshin per dreka dhe darka me Damian Gjiknuri ne Vlore. Madje Habilajt kane edhe regjistrime duke i ofruar para ne dore D.Gjiknurit. Kane pasur mardhenie te regullt interesash Gjiknurin. Ju uroj shendet. Anonim Ju lutem!” shkruan ai.
Moisi Habilaj një nga vëllezërit Habilaj u arrestua në Itali si koka e bandës së traikut të drogës. Dy vëllezërit e tjerë, Artan dhe Florjan Habilaj janë në kërkim. Për çështjen Habilaj u akuzua nga prokuroria edhe ish-ministri, Sajmir Tahiri.”