Berisha ngjitet në PD, Roland Bejko : Po ik ore plak se ngele rrugëve

Roland Bejko, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe sekretar për Pushtetin Vendor e Decentralizimin u shpreh në “ABC” se Sali Berisha duhet të largohet se nuk ka cfarë jep më shumë sesa ka dhënë në 30 vite politikë.

Teksa po komentonte “LIVE” momentin kur ish-kryeministri po ngjiste shkallët e selisë blu, Bejko tha se Berisha duhet të ikë dhe të gëzojë pleqërinë. “Po ik ore në shtëpi gëzo pleqërinë, ngele rrugëve”.

Dy janë rrugët, që sipas Bejkos mund të zgjidhet problemi. “Kjo punë nuk bëhet, “ohohohoho, dil ti në majë të malit dhe thua “dil ti more nga shtëpia se do të vij unë se kam më shumë njerëz”. Gjykata dhe gara janë në demokraci, nëse do të heqësh dikë dhe vendosësh dikë” tha ai.

Një “kunj” e kishte edhe për zëdhënësen e lëvizjes së Sali Berishës, Floriana Garon. “Ajo goca, që ka qenë zëdhënëse, e shoh shumë të inatosur, nuk i njoh ndonjë kontribut, zero”.

Nëse Sali Berisha merr partinë, Bejko tha se do të jetë i izoluar totalisht. “Çfarë e konsiderojnë Amerikën këta, komunë periferike të Shqipërisë?” deklaroi ai.