Berisha nganjëherë bën humor

Nga Qamil Gjyrez

Imagjinata të shfrenuara për një depresion të PD-së, kanë vetëm ato politikanë humbës në këtë forcë politike që nuk kanë asnjë të ardhme ashtu sic ishin dikur në P.D.
P.D. për meëndimin tim po zhvillon një opozitë reale. Por gjithmonë janë të paduruar ato që kanë humbur privilegjet dhe postet në këtë grupim politik. Dicka duhet kuptuar njëherë e përgjithmonë që ajo që “iku-iku”. P.D., duhet të ndryshojë totalisht të menduarit politik. Tashmë P.D. e ka të qartë rrugën e saj në opozitë. Kritikën dhe analizën piskologjike e bëjnë disa analistë dhe ish-drejtues të P.D.-së që mendoj kanë nevojë për një vet-analizë psikologjike personale. Ju duket vehtja nganjëherë si gjeneralë dhe kanë të vështirë të bëhen ushtarë. Ta dinë mirë, se nëse shpikin “crregullime psikologjike” dhe shpifin për P.D.-në pa baza dhe nëpër studio televizive shokësh e miqsh, në të ardhmen nuk do të pranohen as si “ushtarë”. Përse nuk shkojnë të ushtrojnë fushat e tyre që kanë studiuar tek drejtoritë e arësimit ose tek ndonjë gazetë private që të nxjerrin jetësën. Po neve që kontribuam 27 vjet dhe mbetëm përsëri mësues përse jemi optimistë për të ardhmene P.D.-së.?!
P.D. e ka sot kryetarin e saj të zgjedhur në formë demokratike. Zoti Basha e ka transformuar të menduarit dhe të vepruarit politik në P.D. Por zotërinjtë që kanë humbur karriget dhe postet drejtuese duhet të jenë të sigurtë për të ardhmen e tyre personale dhe e akuzojnë kryetarin Basha për politika personale. Harrojnë se ishin një “Klan” që kërkonin partinë, por nuk do ta marrin kurrë se nu kanë program të qartë dhe nuk janë më të besueshëm.
Sot P.D.-në në të gjitha nivelet e përfaqësojnë një grup politikanësh me të ardhme dhe me vizione krejt të ndryshme me “kritikët” që janë të mërzitur se janë mësuar me rrogë deputeti dhe privilegje.
Bashkimi i P.D.-së dhe i cdo partie politike është i domosdoshëm. Por shtrohet pyetja kush janë këto individët që duhet të bashkohen. Se mos ndoshta i’u ka mbaruar misioni i tyre politik. Cdo gjë dhe cdo fenomen e ka një fund.
Bashkimi i P.D.-së, duhet të bëhet nëse është i nevojshëm përmes një procesi legjitim dhe jo me preferenca dhe me karta të djegura që nuk i sjellin asgjë të re P.D.-së.
Në një shkrim tjetër do ti përmendi me emra personat që më të vërtetë po bëhen të bezdishëm me opozitën e tyre personale. Se mos dikush në P.D. e merr seriozisht atë që deklaroi Berisha para disa ditësh se: “Nëse baza kërkon largimin e Bashës, unë do ta mbështes”.
Berisha nganjëherë bën humor. P.D. e ka zgjedhur zotin Basha me një proces shumë legjitim dhe demokratik. Zotin Basha e ka votuar edhe baza e PD-së, biles pjesa me elitare dhe idealiste e saj. Sot në P.D., nuk ka asnjë figurë tjetër që jep shpresë dhe ka “stature” për ta drejtuar këtë forcë politike për të ardhmen e saj. M.gj.atë Basha duhet ti dëgjojë të gjithë edhe të pakënaqurit. Jemi në politikë.