Berisha në Shkodër me birin e xhelatit komunist në krah, ja krimet e Rustem Gjatës

Nga Gjergj Shiroka

Sali Berisha ka njoftuar këto ditë një takim në qytetin e Shkodrës kështjellën së qëndresës antikomuniste shqiptare . Me sa kemi parë në media një nga përkrahësit e zjarrtë të tije dhe lëvizjes së tij është edhe Çlirim Gjata anëtar i të ashtuquajturit “ .Komisionit i Rithemelimit “ ,i biri i Rustem Gjatës, një prej xhelatëve me të mëdhenj të diktaturës komuniste në Shkodër, autor i dënimeve politike nga të rëndat përfshi edhe dhe apo me vdekje. Rustem Gjata njihet mire nga shkodranët pasi ne cilësinë e gjykatësit (hanxharit ) të diktaturës komuniste pasi në shumicën e vendimet të tij ka dhe maksimumin e parashikuar nga ligji . Ne fakt Çlirim Gjata nuk është rastësisht ne krah të Berishës por si i biri i të atit terrorist komunist , mik e bashkëpunëtor i Berishësh . Rustem Gjata ishte deputet i PD në vitin 1992 për tu bërë më vonë kryetari i Gjykatës Kushtetuese kur Berisha ishte President i Republikës. E kemi dëgjuar shpesh herë Berishën të pretendojë se është përpjekur të dënojë krimet e komunizmit gjate presidencës se tij 1992 -1997 por e gjithë kjo bie poshtë vetëm se ai vendosi kryetar të Gjykatës Kushtetuese, nivelit me të lart të pushtetit gjyqësor në Shqipëri, Sot ia ka mare ne krah të birin e tij, dhe jo vetëm si vazhdimësi e pushtetit të komunistëve garant i të cilit duket se ka qenë e është vetë Berisha. Emërimi në nivele të larta të pushtetit të Rustem Gjatës të birit dhe binomeve te tjera ,etër e bij i ka sjellë jo pak tkurrje Partisë Demokratike në Shkodër dhe Shqipëri . Këmbëngulja e Berishës për ti mbajtur ata në pushtet tregon që kjo nuk ka qenë një rastësi por një mision politik.
Po shkodranët, veçanërisht ata antikomunistë dhe viktima të diktaturës hanxhar i përgjakur te cilës në Shkodër ishte Rustem Gjata a janë te gatshëm ta presin Berishën me birin e tij në krahë ?! Përplasjen që po ndodh sot në PD ka ndarë qartësisht gjërat dhe ajo që bie me shumë rreshtimi në krah të Berishës i Gjatës dhe gjithë zgjatimeve të tjera, politike e gjenetike , të autorëve të krimeve komunizmit dhe komunisteve në PD .
Shkodranet e dinë mirë te vërtetën por për ata që nuk e dinë çfarë ka ndodhur po publikojmë këto dokumente prova të krimeve të renda që xhelati i komunizmit Rustem Gjata,ka kryer në Shkodër . Njëri prej tyre është dënimi me vdekje i priftit katolik Hil Gjergj Gjoni i vendosur e firmosur nga Rustem Gjata. Sigurisht qe nuk është i vetmi, ka edhe dhjetëra të tjera të tilla.