Berisha në PD, takim urgjent me Lulzim Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha është parë paraditen e sotme duke hyrë në selinë e Partisë Demokratike.
Sipas informacioneve ish-kryeministri Berisha do të ketë një takim urgjent me kryedemokratin Lulzim Basha për situatën politike, por në qendër do të jenë votimet e djeshme.
Deri më tani janë përfubnduar së numëruari votat në disa bashki të vendit dhe ajo që është vënë re është fakti që shumë nga publikimet e bëra nga përfundimi i numërimit të votave jjanë në kundërshtim të hapur me deklaratë e bërë nga KQZ.