Berisha në Dibër- pritet me daulle ,braktiset nga deputetët dhe drejtuesit e PD 

“Foltorja”e 10-të e Sali Berishës është zhvendosur në Dibër ditën e sotme.

Një grup simpatizantësh të Berishës e kanë pritur me daulle, e cila zakonisht është traditë të përdoret nëpër dasma në Dibër, kur “dajat” shkojnë te nipi ose mbesa.

Në këtë takim që është i 10-ti, Berisha nuk është shoqëruar nga asnjë deputet i PD-së në Dibër, as nga Xhelal Mziu, Kreshnik Çollaku dhe Dhurata Çupi.

Nuk mungoi  Flamur Noka, por ky i fundit nuk është deputet i këtij qarku. Pas shpalljes “Non Grata” nga PD, Berisha ka nisur aksionin siç thotë ai për zhbërjen e vendimit të kreut të PD Lulzim Basha duke u perpjekur  të mbledhë Kuvendin Kombëtar të partisë. Ai ka artikuluar akuza te rënda te drejperdrejta ndaj kryetrit të PD Lulzim Basha të cilin e quan “ish kryetari”