Berisha kundër Escobar : Nuk i bëjnë mirë llogaritë ! 

“Të mbështetësh Bashën nuk do të thotë se po më lufton mua”-kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha për deklaratën e Escobar lidhur me protestën e 8 janarit.

Berisha i bëri thirrje Escobar që të depozitonte në gjykatë çdo provë kundër tij ose edhe të ja dorëzonte personalisht, duke shtuar se Basha është simbol i të pabesit, bashkëpunimit me krimin dhe përfshirjes ne afera korruptive dhe kurrsesi nuk mund të mbështetet.

Ai tha se mbështetja politike ndaj tij është problem për gjeneratat e reja që duan t’i hyjnë politikës.

Kujtojmë se një ditë më parë, Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën e përdorur në selinë blu duke theksuar se jo çdo anëtar i PD-së është partner i tyre (referuar Berishës).

Në fund të fjalës së tij, ish-kryeministri u bëri thirrje agjensive të huaja ligjore që të hetojnë kryedemokratin Lulzim Basha për pastrim parash sepse sipas tij Rama ja mbylli atë që kishte brenda vendit.

Berisha: Njeriut i mjafton një minutë për ti marrë vetes fytyrën. Ato që nxorri këto 3 muaj nuk i kanë nxjerrë të gjithë politikanët në 30 vite. Ai nëse do ti përkasë kësaj sfere është në fund të fundit liri e zgjedhjes politike por ky njeri nuk njeh asnjë parim. A e imagjinonit ju dot, këtë njeri që të ishte kaq flagrant në lidhjet e tij me krimit dhe të rrethohet me banda.

Nëse do të qëndrosh në politikë nuk mund ta bësh atë kurrë sepse ti premton vetëm krimin. Shpreh keqardhje sepse në vizitën pare, reagimi ishte ky: Shqiptarët janë popull i vjetër, ata nuk i kanë qejf kukullat , s’kemi as në treg dhe sinqerisht i kërkova mos të merret me kukulla. Jo vetëm që nuk ndikoi në Kuvend por shënoi rekord me skandale.

Si mund të punohet mirë me një njeri që merr në mbrojtje banditë?

E ftojn Escobar dhe cilindo që cdo fakt ta depozitojë në Gjykatë ose të ma sjellë se i marr vetë vendimet e mia.

Ajo që është për mendimin tim e rëndë dhe duhet të rishqyrtohet, të mbështesësh Bashën sot jo vetëm mbështet kufomë politike por është më keq se kjo.

Ai ka një gjë tjetër, është shkelmim mbi politikanët e rinj shqiptar. Ta mbështesësh atë, nuk lufton Berishën. Ata që e mendojnë këtë nuk i bëjnë mirë llogaritë. Ky politikan i ri është njeriu më i degraduar në politikën shqiptar.

A mendoni se është problem i madh për gjeneratat e reja mbështetja e tij sepse është simbol i të pabesit dhe të përfshirë më krimin dhe korrupsionin. Bëj thirrje agjensive të huaja të ligjit të hetojnë për larje parash sepse Rama ja mbylli atë që kishtë në Shqipëri.