Berisha i përgjigjet Kim: Të vazhdojë ta pijë kafen në livadhet e qeverisë. Ke prova? 

 

Berisha: Ata qe nuk duan të firmosin, jane te mirepritur te vijne ne Kuvend, të kene nje karrige ngjitur me ata qe verifikojne.

Pyetje: PD do fitojë dhe do riktheheni si kryeministër, por sot Yuri Kim u tregua e prerë se nuk do bashkëpunojë me askënd që ju kthen ju në krye të PD, cila eshte pergjigjia juaj?

Berisha:

Së pari dua të them se foltorja ka zgjuar shpresa të mëdha në mbarë botën dhe dua tju informoj se kjo pritje në vend nuk është më pak entuziaste se në vendet mike.

Nuk janë më të pakta përgëzimet që marr për këtë nismë nga përfaqësues zyrtarë të vendeve mike jo vetëm në Europë por dhe Amerikë, pra për të mbyllur këtë problem zonjës dhe cilido tjetër që ka një provë dhe fakt të vetëm e ftoj të mi dërgojë pranë Gjykatës në Paris. Shpreha mirënjohjen se miq të vendeve dhe personalitete të shquara amerikane nuk pranojnë nuk binden dhe madje e marrin si hakmarrje politike deklaratën se kemi prova por nuk I themi. Kjo ka marrë fund, ke prova, coji pranë gjykatës!

Miq më kanë deklaruar se kanë parë dosje dhe cështja e kafes, të vazhdojnë të pinë kafe në livadhet e qeverisë por jam I sigurt që Shqipërinë do e integroj në BE dhe do e afroj me SHBA-në.