Berisha e sulmoi nga Kurbini. Basha: Po bëhet gjithmonë e më qesharak me gënjeshtrat e tij 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka cilësuar akuzat e Sali Berishës si një trillim. Më tej Basha ka theksuar se Berisha e vendos veten mbi PD-në, ndërsa shton se Sali Berisha nuk njeh kufi në çfarë thotë.

 

Reagimi ne twiter i Bashës

Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale. PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës.

Ndërkohë më herët Sali Berisha hodhi akuza të tjera ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha duke thënë se mes tij dhe Edi Ramës ka një pazar.

“Në Tiranë qarkullon një fjalë se Edi Rama, atyre që u kërkon 20%, kur raportojnë se e çuan në këtë adresë, u kthehet dhe u thotë, por mua s’më mbetet gjë se 20% detyrohem t’i japë dhe Lulit. E thash këtë fjalë që qarkullon, e cila shpreh pazaret e turpshme që bëri kreu i opozitës, kundër idealave të pastra tuaja për pasurimin e tij.” tha Berisha.