Basha zbardh takimin me ambasadorët : Ishte për të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e komentoi shumë shkurt takimin e sotëm me ambasadorët e huaj në selinë blu. Teksa dha një deklaratë për arrestimin e Lefter Kokës, Basha u pyet nga gazetarët edhe për fokusin e takimit të sotëm me ambasadorët në selinë blu, mëngjesin e kësaj të marte.

Basha nuk u zgjat shumë, ndërsa tha se takimi ishte për atë që ndodhi dje, ku Sali Berisha u fut në seli me mbështetësit, por edhe për të sotmen dhe të ardhmen, siç e përkufizoi kryedemokrati.

Takimi i sotëm me ambasadorët ishte për të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen”, deklaroi Basha.

Në takimin e ditës së sotme të pranishëm ishin ambasadorja amerikane Yuri Kim, kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca, ambasadori italian Fabrizio Buci, ai gjerman Peter Zingraf dhe ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq.