Berisha: Dhuna ndaj Bejkos problem për të

Sali Berisha duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ka deklaruar se nëse dyert e PD-së do të ishin të hapura asnjë nga ato deputete apo anëtarë që ndodheshin në katin e dytë nuk do të prekeshin.

Ai ka theksuar se një fakt të tillë e ka bërë me dije edhe para protestës, që asnjë që është brenda godinës nuk do të preket.

“Nuk do të ndodhte asgjë. Ato që ishin sipër nuk do të cënoheshin dhe as nuk do të prekeshin, i kishim njoftuar ne në lidhje me këtë. Deputetet janë anëtarët parësor të grupit parlamentar ai është i shkarkuar nga të gjithë funksionet nuk ekziston më si vendimarrës”, është shprehur ish lideri demokrat.

Gjithashtu ai ka komentuar edhe incidentin e ndodhur me Sekretarin për Pushtetin Vendor në PD, Roland Bejko, ku është shprehur se ato ishin probleme mes miqve që njiheshin, nuk mund të bëhet pjesë e zënkave të tyre.

“Ç’të hyj ynë në problemet e brendshme. Nuk i di problemet e njerëzve mes tyre, nuk më takon mua të futem mes tyre”, ka thënë Berisha