Berisha akuaza ndaj Yuri Kim :“Ajo po përpiqet të censurojë foltoret që organizoj unë, bën rolin e sekretares së PS”

Ish kryeministri, Sali Berisha është përgjigjur gjithashtu edhe ndaj ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim duke thënë se me veprimet e saj po ngjante si një sekretare ideologjike e partisë Socialiste.

Ndërsa më tej Berisha tha se Kim kishte gabuar në dy qëndrime që kishte mbajtur, së pari për zgjëedhjet duke i konsideruar ato si të rregullta dhe së dyti për censurimin që po kërkonte të bënte ndaj foltoreve.

Ai tha se në këtë mënyrë po bënte një shkelje të rëndë të kushtetutës së SHBA-ve.

Ish kryeministri Sali Berisha drejt ambasadores, Yuri Kim:

Pasi mendoja gjithë natën përse ma bënë këtë mua? Cfarë kam bërë unë? Arrij në përfundim se nuk kishte qëllim tjetër vecse të shuanin zërin tim kundër ndarjes së Kosovës. Menjëherë vendosa nga një njeri që isha betuar që mos të kthehesha më në politikë, vendosa të kthehem të mbroja interesin kombëtar dhe Kosovën. U bëj thirrje, duke ditur rolin tuaj të jashtëzakonshëm, të mobilizoni të gjitha energjitë dhe forcat për të mbrojtur Kosovën nga projektet e Aleksandër Vuçiç.

Dy fjalë sa i përket zonjës ambasadore që shpesh bën rolin e sekretares ideologjike të PS. Dy momente për mua janë të papranueshme: Përgëzimi që u bëri zgjedhjeve në kudnërshtim të cdo kodi dhe së dyti thirrja që u bën gazetarëve për të vendosur censurë ndaj foltores së Sali Berishës që bën një shkelje të rëndë të Kushtetutës amerikane. Këto momente gjykoj unë, nuk përfaësojnë SHBA-në por George Soros. Megjithatë, nuk e humb respektin për vendin e madh të lirisë. Jam i bindur se PD në pushtet do ndërtojë marrëdhëniet më të shkëlqyera me SHBA-të.