BE, nuk ka hapje bisedimesh për Tiranën . Rama :Fajin e ka Macron . Basha :Dështim i Ramës duhet te iki

 

Këmbëngulja e Francës, përkundrejt shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të Bashkimit europian, bëri që sot Këshilli Europian të mos dalë me një vendim për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për këtë temë vendet anëtare pritet të diskutojnë para samitit të Zagrebit, në maj të vitit të ardhshëm, por pa përcaktuar asgjë të qartë.
Moshapja e bisedimeve më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u kthye në një cështje që përcau vendet anëtare, dhe shumë nga ata që ishin në favor nuk e fshehën zhgënjimin, siç dhe u shprehën një pjesë e mirë e tyre në deklarata të veçanta.

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk deklaroi pas takimit se “për fat të keq në Këshill nuk u arrit unanimiteti i kërkuar. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk kanë faj për këtë. Raporti i Komisionit ka qenë fare i qartë. Të dy vendet kanë kryer çfarë u kemi kërkuar. Pra të dy vendet kanë të drejtën të nisin bisedimet për anëtarësim që sot. Ato janë gati. Për fat të keq disa vende anëtare nuk janë ende gati”.

Në konferencën për shtyp pas përfundimit të Këshillit presidenti francez Emmanuel Macron, i cili praktikisht vuri veton, tha se njeh përparimin e bërë nga të dy vendet, por se ka ende disa gjëra që duhen zgjidhur. Ai i mëshoi idesë së tij për reformimin e procesit të bisedimeve për anëtarësim dhe zgjerimit, të cilin e cilësoi si një proces burokratik, ndërsa shtoi se “nëse ne nuk funksionojmë si duhet me 27 anëtarë, si mund të jemi më mirë me 28,29 apo 30”, tha presidenti Macron duke ju referuar dhe problemeve të brendshme të vetë BE-së, për të cilën ai tha se ka “një vizion të ri”.

Nga ana e saj kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh e keqardhur që nuk pati unanimitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa theksoi se “Gjermania beson se objektivat e vëna nga Komisioni europian janë arritur”. Ajo nënvizoi faktin se në rastin e dy vendeve ballkanike nuk bëhet fjalë për hyrje në BE por për nisjen e një procesi.

Presidenti i ri i Parlamentit europian Davide Sassoli foli për një “zhgënjim të madh”. “Të dy vendeve dhe qytetarët e tyre kanë bërë përpjekje të mëdha për të përmbushur kushtet e vendosurë. Kur dikujt i kërkohet të bëjë përpjekje të mëtejshme, është detyra jonë të mbajmë fjalën e dhënë. Do të jetë e vështirë t’i shpjgeohet popujve të këtyre dy vendeve se përse po vonojmë hapin e radhës, në një kohë kur është shënuar përparim”, theksoi ai.

Ndërsa për kryeministrin italian Giuseppe Conte, mos hapja e bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin “është një gabim historik”. Ai tha se Italia do të propozojë që kjo çështje të trajtohet sërish në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme muajin e ardhshëm duke theksuar se “nëse Europa krijon anthe të tilla në Ballkanin Perëndimor, jo vetëm që nuk favorizon vetveten, por rrezikon të favorizojë vende të tjera që synojnë të zgjerojnë sferën e tyre të influencës”.
Nga ana e tij komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn, u shpreh pas përfundimit të takimit se “udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit europian dështuan të ishin në lartësinë e angazhimit të tyre për të hapur bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në mbledhjen e Këshillit Europian”, shkroi Hahn në një postim në Twitter, duke folur për një “zhgënjim ekstrem”. Sipas tij “Shtetet anëtare të BE-së duhet të sqarojnë se sa serioz është angazhimi i tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”.

Komisioneri Hahn përsëriti deklaratat e tij të pak ditëve më parë pas mbledhjes së ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, duke nënvizuar se “ky nuk është një moment lavdie për BE-në. Refuzimi për të njohur përparimin e faktuar, do të ketë pasoja negative, përfshirë rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, me ndikim të plotë në BE”.

Problemi në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë, nuk lidhet vetëm me faktin që nuk patën një mbështetje, por dhe me paqartësinë e të ardhmes së vetë procesit. Si presidenti francez Macron ashtu dhe kancelarja Merkel thanë se do i rikthehen kësaj çështjeje përpara samitit për Ballkanin Perëndimor në Zagreb, i parashikuar të mbahet në muajin Maj, por pa përcaktuar se cfarë konkretisht do të bëhet, në pritje të realizimit të idesë franceze për rishikimin e procesit.

Kryeministri Rama: Europa mbetet e ardhmja jonë

Në Tiranë, kryeministri Edi Rama, deklaroi sot pas mungesës së një vendimi për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, se vendi i tij e meritonte një vendim pozitiv dhe se pavarësisht kësaj, Europa mbetet e ardhmja jonë. Ajo është destinacioni ynë strategjik dhe historik. Asgjë nuk mund të vërë në pikëpyetje përkatësinë tonë europiane. Europa është i vetmi vend ku shqiptarët do të mund të jetonë të lirë dhe të sigurtë”, theksoi ai disa herë në një konferencë për shtyp.

Pavarësisht se Shqipëria nuk mori dritën jeshile për të hedhur hapin e radhës në rrugën e integrimit europian, kryeministri theksoi se “vendi do të vijojë me realizimin e reformave, me reformën në Drejtësi, me realizimin e reformës zgjedhore sipas rekomanimeve të OSBE/ODIHR-it, dhe me plotësimin e institucioneve kryesore të Drejtësisë sikundër parashikohet dhe në të ashtuquajturat kushte gjermane”.

Ai këmbënguli se fakti që dy vendeve nuk ju dha hapja e bisedimeve, “nuk lidhet me atë se çfarë ne kemi bërë ose do të bëjmë, por me një përplasje qasjesh brenda vetë Bashkimit europian”, duke ju referuar qëndrimit të Francës e cila “po kërkon rregulla të reja brenda shtëpisë europiane, duke vënë në pikëpyetje gjithë procesin e bisedimeve e duke kërkuar nje metodologji të re”, tha zoti Rama.
Basha: dështim historik i Ramës, duhet të ikte!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha hodhi akuza të forta në drejtim të Qeverisë, ndërsa u shpreh se, ky është një dështim historik i Ramës.

“Asnjë autokrat nuk largohet nga pushteti me dëshirë. Për herë të parë kemi një ndarje më thikë. Kemi një njeri që e ka marrë pushtetin. Ka mundësi të bëjë diçka por bënë të kundërtën. Xhesti i vetëm që do të bënte një njeri në pozitën e Edi Ramës sot do të ishte dorëheqja.

Rama i konsideron zgjedhjet armik. Një sistem njeh perëndimi, legjitimitet përmes votës. Bundestagu është i qartë, nuk mund të ketë proces farsë dhe me Avdylajt. Dy nga shtatë kushtet janë ata në burg dhe reformë zgjedhore.

Është e vërtetë që jo vetëm në mbledhjen ku mora pjesë në Berlin, por tash tre vjet mbizotëron një mosbesim nga vendet anëtare në raport me raportin e Komisionit Europian për Zgjerimin. Thënë më qartë, raportet e Komisionit Europian për Zgjerimin konsiderohen nga një pjesë e mirë e vendeve anëtare të zbukuruara që nuk paraqesin realitetin.

Dhe këtë tha edhe Hollanda, kur u shpreh se, nëse në rastin e Maqedonisë ishin dakord, në rastin e Shqipërisë, problemi i krimit, i korrupsionit dhe i ndarjes së pushteteve i ndalonte në mënyrë absolute të merrnin një venidm për hapjen e negociatave, në kontrast të qartë me raportin e zbukuruar për herë të tretë të Komisionit Europian. Këtë tha edhe Franca, jo vetëm në raport me krimin dhe korrupsionin, por edhe në raport të cilin Franca e ndjen dhe e sheh përditë, problemin e azilkërkuesve shqiptarë.

Kush nga ne shqiptarët nuk e di se çfarë problemi të tmerrshëm kemi ne në Shqipëri këto 6 vitet e fundit ?!
Kush nga ne nuk e di se është kthyer e njëjta valë emigrimi si në filim të viteve ’90?!

Dhe kush nuk e di le ta mësojë që në raport me popullsinë numri i të larguarve dhe që kërkojnë largim nga Shqipëria është më i larti në botë, viti 2019, jo ’89, as ’79, as ’93, është viti 2019 dhe Shqipëria ka sot në raport me popullsinë numrin më të madh të emigrantëve dhe azilkërkuesve në planet. Më shumë se sirianë dhe afganë në raport me popullsinë.

Këto janë të vërteta të cilat për fat të keq si shumë të vërteta të tjera që kanë të bëjnë edhe me proceset brenda vendit nuk kanë gjetur pasqyrimin e duhur në raportin e Komisionit Europian të Zgjerimit, as këtë vit, as vitin e kaluar, as para një viti. Dhe kjo e shtyu Bundestagun gjerman të ndërmerrte atë që ndërmerr gjithmonë, kur nuk i beson Komisionit, të bëjë vlerësimin e vet. E bënë edhe për Serbinë para disa vitesh, ishte Gunter Krichbaum, por presidenti i Serbisë nuk i tha deputet skutash, por mori detyrat, iu shtrua punës, plotësoi detyrat e lëna nga Bundestagu dhe hapi negociatat për Serbinë. Të njëjtën gjë bëri edhe Mali i Zi.

Kjo ka ndodhur në nëntor të 2016-ës. Në vend që të plotësonim kushtet shtesë të Bundestagut, vazhduam të putheshim dhe përfaqafoheshim me komisonerin për zgjerimin, me Federica Mogherinin. Këta thonin “që i kemi bëra detyrat, “Plastë armiku!”, “plaçin fashistët !”. Nuk hapen negociata me propagandë.

Shumë gjëra ka arritur Edi Rama me propagandë në Shqipëri për shkak të standardit tonë të ulët europian si shoqëri, por në Europë nuk shkohet me propagandë. Në Europë shkohet më të vërteta, të kontrolluara dhe aty ku ka dyshim për kontrollin e parë, kontrollohet edhe një herë tjetër. Dhe kjo ndodhi.

Bundestagu ngriti mekanizmin e kontrollit tëe gjendjes reale në Shqipeëri. Dhe e njeh gjendjen reale më mirë se çdokush tjetër në plane, siç u detyrua ta pranojë z.Rama në parlament para dy javësh,

Bundestagu po kështu propozoi një mekanizëm, i cili, po ashtu sikurse e ka propozuar dhe mund ta propozojë edhe Komisioni i ri, shpresoj që sëmundja e zbukurimit të raporteve të mos bartet nga komisioni Juncker tek komisioni i ri dhe kam besim se nuk do të bartet, sepse ky është një alarm edhe për Komisionin e ardhshëm Europian., prapë se prapë nuk ia lanë në dorë rastësisë, Bundestagu ka mekanizmin e vet të verifikimit:

1. Janë gjërat në Shqipëri ashtu si duhet të jenë për të hapur negociatat apo jo?!
2. Po ecet vërtetë përpara apo jo?! Po bëhen zgjedhje apo po vidhen zgjedhjet?
3. Po dënohen baballaët që kanë ndërtuar shtëpitë e po shijnë e po ngrijnë Tom Doshët e Vangjush Dakot me shokë apo e kundërta?
4. A ka ndonjë politikan të dënuar për korrupsion apo nga këta që janë kapur me drogë që kanë shkuar një ditë në burg kur qytetarët shqiptarë plasën burgjeve për 30 mijë lekë faturë të papaguar energjie?”, u shpreh Basha.