Bavarezët nuk ndalen Bayren mposht Dortmundin ne shtepinë e tij 

Bayern Munich ka bërë një hap të madh drejt titullit të radhës në Bundesligë, duke mposhtur 0-1 Borussia Dortmundin në ‘Signal Iduna Park’, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Bundesliga.

Ishte sulmuesi Erling Haaland që iu afrua golit, por një ndërhyrje e Jerome Boateng në vijën e portës, bëri që rezultati i ndeshjes të mbetet i pandryshuar.

Në minutën e 43′, Bayern Munich kaloi në avantazh me një gol jashtëzakonisht të bukur të Joshua Kimmich.

Me këtë fitore, Bayern Munich numëron 64 pikë, 7 më shumë se Dortmundi dhe tashmë kanë mbetur edhe 6 javë deri në fund të kampionatit.