Bashkimi Evropian zgjedh krerët e rinj-Ursula von der Leyen . presidente e Komisionit Evropian

Bashkimi Evropian zgjedh krerët e rinj

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë zgjedhur krerët e rinj të disa institucioneve të bllokut prej 28-vendesh për të paktën pesë vitet e ardhshme, duke kapërcyer mosmarrëveshjet e shkaktuara nga ndarjet e thella brenda BE-së.

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk tha të martën se Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen është emëruar presidente e Komisionit Evropian ndërsa Kryeministri belg Charles Michel, president i këshillit.

Ekspertja monetare francez Christine Lagarde u emërua shefe e Bankës Qendrore Evropiane ndërsa ministri i Jashtëm spanjoll Josep Borrell u zgjodh shef i punëve të jashtme të BE-së.

Ligjvënësit do të zgjedhin presidentin e Parlamentit Evropian të mërkurën në Strasburg