Basha:“Skandali i publikimit të pagave, zgjatim i sistemit të patronazhistëve”,SPAK dhe Byroja e Hetimit të gjejnë autorët 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me rrjedhjen e të dhënave personale, vendeve të punës dhe pagave të mbi 630 mijë qytetarëve shqiptarë.

Në një deklaratë nga selia blu, Basha theksoi se ky skandal, është zgjatim i publikimit të të dhënave disa muaj më parë, me skemën e patronazistëve. Ai kërkoi nga SPAK dhe Byroja e Hetimit të merren me këtë rast dhe të vendosin autorët përgjegjësit përpara drejtësisë.

“Janë ekspozuar mbi 630 mijë bashkëqytetarë tanë që cënon sigurinë personale dhe që ky pretendon se është çështje bravash digjitale. Nuk është çështje teknike, nuk është çështje e një punonjësja. Nuk ka qytetarë që të ketë pasione të tilla. Qenia njerëzore është komplekse dhe mund të ketë pasione të ndryshme, por pasion që të kesh të ardhurat e qytetarëve është akt kriminal e që nuk ka urdhër ta bëj realitet veçse përfshirjes së personave të fuqishëm politik. Ndjesa e tij është sa për të kaluar radhën se çështja e tij është penale, e pushtetit që lidhet personalisht me Edi Ramën është pjesë e patronazhimit për blerjen e votës. Sa herë ka kërkuar ndjesë të mos mbajë përgjegjësi gjërat kanë shkuar më keq. Burimi është blerja e votës.

Ky skandal lidhet me skandalin tjetër më të madh, atë të vjedhjes së inceneratorëve. Zbatuesi i saj është Edi Rama. Shqiptarët s’kanë dyshim që koka e inceneratorëve, nuk është Lefter Koka. Edhe SPAK nëse vepron me përgjegjësi do të çojë prapa hekurave gjysmën e qeverisë, përfshirë edhe kryeministrin. Meriton një mega proces që nis nga koka e jo nga bishti. Drejtësia italiane ju përgjigj këtij skandali, një mega proces ku nuk u kursye asnjë nga politikanët e përfshirë. Inceneratorët janë afera më e madhe korruptive e këtyre 30 viteve, janë krimi më i përbindshëm i një qeveria që edhe në kohën e pandemisë dhe tërmetit la gjithçka të mbyllej, por nuk harruan të paguanin kostot e inceneratorëve. Publikimi i të dhënave të qytetarëve nuk është asgjë më pak zgjatim i skemës së patronazhsitëve, ata që u mbrojnë dhe promovuan nga Edi Rama. Këtu duhet të ndalemi një moment dhe kuptojmë që kemi të bëjmë me një autor, një përfitues nga zullumi i të 2 skandaleve. Me paratë e incenratëorëve janë blerë vota, media dhe gjithçka tjetër në funksion të fushatës.

Këto janë faktet nga e cila nuk mund të shmanget askush e aq më pak Edi Rama. I bëj thirrje SPAK-ut, Byrosë Kombëtare të Hetimit, Shërbimit Informativ Kombëtar që të krijojnë infrastrukturën e favorshme që personat përgjegjës të mos largohen e të vendosen përpara përgjegjësisë.
Të nisin menjëherë të gjitha proceset e nevojshme për vënien para përgjegjësisë të personave me mbrojtje politike. I bëj thirrje përfaqësive të huaja në Tiranë të ofrojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme për SPAK, për strukturat e Policisë dhe SHISH sepse në momentin që flasim informacionet pranë PD-së tregojnë për një presion të jashtëzakonshëm politik nga personat e përfshirë direkt në skandalin e patronazhimit, në këtë aspekt të skandalit të patronazhimit që është rrjedhja e të dhënave personale mbi të ardhurat personale të shtetasve”, tha Basha.