Basha:“Presion që skandali i inceneratorëve të mbyllet me Kokën që është bishti”,SPAK ka mbështetjen tonë, vijojmë hetimin parlamentar

 

Kreu i PD-së Lulzim Basha foli gjatë konferencës së sotme për media se ka presione për mbylljen e hetimeve për inceneratorët. Ai tha se SPAK ka të gjithë mbështetjen e tij dhe të PD, teksa theksoi se do vijojë hetimi parlamentar.

“Vazhdon presioni që skandali i inceneratorëve të mbyllet me Kokën që është bishti si i vetmi person nën hetim dhe i arrestuar.

Pavarësisht ritmit dhe shpejtësisë së lëvizjes së SPAK, e cila ka gjithë mbështetjen e PD-së, opozitës dhe timen, përkundër presioneve nga ata që janë kapur në flagrancë, PD është e vendosur të zhvillojë me përkushtim, me të gjithë thellësinë dhe pa asnjë ndalesë atë pjesë që Kushtetuta ia ka lejuar, hetimin e plotë parlamentar”, tha Basha.