Basha:”‘Policia kunder popullit: Gaz helmues dhe  52 protestues të arrestuar që nga 16 Shkurti’

Lulzim Basha, kryetari i PD, ka sjellë një dëshmi të fortë sot se për çfarë po përdoret Policia e Shtetit nga qeveria, në një kohë kur krimi godet në zonën me sigurinë më të lartë në vend, Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

“Qe nga protesta e 16 shkurtit jane shoqeruar 114 protestues dhe jane arrestuar 52. Policia po perdoret per vetem nje qellim: luften ndaj popullit, luften kunder njerezve te pafajshem qe mbrojne shtepite e tyre, – theksoi Basha në një deklaratë për mediat. – Ne keto dy muaj eshte perdorur gaz helmues me shume se ne te gjithe historine e Shqiperise nderkohe nuk ka asnje perpjekje per te luftuar krimin.

Vrasjet, tritoli dhe grabitjet me arme ne mes te dites po trondisin cdo dite sigurine e njerezve ne mes te qyteteve I vetmi aktivitet kunder krimit eshte: Policia shkoi ne vendin e ngjarjes!

Kur ne Rinas, qe eshte zona me sigurine me te larte ne vend kryehet grabitje me arme e avionit te linjes nderkombetare ne mes te dites, çdokush e kupton se ne cfare niveli eshte Policia, se ne çfare niveli eshte katandisur rendi dhe siguria.

Kjo ndodh kur Shqiperia eshte bere qender e krimit nderkombetar, baze operacionesh e rrjeteve kriminale ku jo vetem nuk luftohet por po nxitet pastrimi i parave te krimit nga vete qeveria me ndertimet dhe projektet korruptive ne ndertim, inceneratore, turizem dhe PPP.”