Basha: Vetëm vetingu i politikanëve mund të shpëtojë shtetin e kapur nga korrupsioni

Kreu i PD-së Lulzim përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar kapjen e shtetit nga korrupsioni, që sipas tij po varfëron shqiptarët.

Basha thotë se e vetmja zgjidhje për të shpëtuar vendin është pastrimi i politikës nga personat e lidhur me krimin, përmes Vetingut që është propozuar nga PD.

Postimi i Bashës:

Një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme.

Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vettingu në politikë!