Basha: Veliaj oturak i Ramës 

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga sheshi para Teatrit Kombëtar ku do të kalojë edhe në natën me artistët, e ka cilësuar Veliajn si një oturak të Ramës, ndërsa kjo është vija e fundit që po mbrohet nga diktatura.

 

‘Bashkia e Tiranës ka një kryebashkiak të paligjshëm. Këshilli është ineksiziten, i paligjshme. Për sa kohë të jetë ky njeri në krye të punës, batërdia do të vazhdoj. Zgjedhjet do të vazhdojnë. Kjo dhunë, kjo vjedhje, grabitje, zhvatje e pronave të shqiptarëve, ka një dhe vetëm një emër; Edi Rama.”, -tha Basha. Kryebashkiaku është oturaku i Edi Ramës. PD ka qenë pranë artistëve në çdo sekondë. Ndaj i bëj thirrje qytetarëve që të mbrojnë këta njerëz. Po mbrojnë shumë më shumë se sa një godinë. Po mbrojnë vijën e fundit, pas së cilës vjen diktatura.”, -tha Basha.