Basha uron Ramën : “Pleqëri të mbarë.Vettingu i politikanëve, hapi i parë drejt ndryshimit”,

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme një komunikim me gazetarët, ku inceneratorët dhe pastrimi i politikës kanë qenë kryefjalë .

Kam kënaqësinë të mirëpres shumicën prej jush, se një pjesë të kolegëve tuaj që nuk i kemi në këtë sallë dhe t’iu falënderoj për punën e jashtëzakonshme që keni zhvilluar gjatë një viti, plotë me ngjarje. Sot, një ditë para vigjiljes së vitit tëardhëshm jemi përsëri bashkë me qëllim që me ju dhe përmes jush me të gjithë qytetarët shqiptarë, të bëjmë një komunikim i cili sido që të jetë nuk mund të prek gjithçka kemi përjetuar këtë vit të mbushur me ngjarje.
Por e rëndësishme është të prek atë qëështë thelbësore për njerëzit. Të vërtetat siç i kanë përjetuar shqiptarët, siç i kanë përjetuar familjet shqiptare, problemet sepse në fund të fundit, problemet dhe hallet e vërteta të njerëzve janë arsyeja e ekzistencës së instrumenteve politikë, qeverisjes, opozitës e çdo instrumenti tjetër politik dhe natyrisht të ndajmë edhe shpresën, edhe besimin, edhe urimin se ky vit kaq i mbrapsht për shumicën dërrmuese të bashkëqytetarëve tanë të mbetet mbrapa dhe bashkë me vitin e ri të nis një rrugë dhe një shpresë e re për çdo shqiptarë.
Nuk kam ndërmend të bëjë një kronologji të vitit. E para jam i sigurt që shumica e shqiptarëve e kanë të gdhendur jo thjesht në mendje, por në lëkurën e tyre kronologjinë e këtij viti. Për fat të keq shumica e shqiptarëve e kanë të gdhendur e do ta kenë të gdhendur edhe në tavolinat, xhepat e tyre dhe kontot e tyre bankare. Por dua ta nis me atë që u kthye në kryefjalën e komunikimit publik, pra me njerëzit dhe politik, qëështë afera e këtyre 30 viteve, afera e inceneratorëve. Para pak ditësh, një ministër i Edi Ramës u arrestua dhe ndoshet aktualisht në pranga për aferën mafioze tëinceneratorëve. Nga kjo sallë, nga salla të tjera të Partisë Demokratike, nga çdo ambient i komunikimit publik, prej vitesh Partia Demokratike dhe unë personalisht kemi denoncuar me fakte se si qeveria e Edi Ramës me në krye Edi Ramën, e konceptoi, e zbatoi dhe përfitoi financiarisht dhe politikisht nga afera korruptive e inceneratorëve.
Gjatë gjithë kohës që ne kemi bërë këto denoncime, jemi ndeshur me një mur që vetëm lartësohej, i cili përbëhej nga censurë, autocensurë, sulme dhe shpifje kundër denoncuesve të kësaj afere, kundër opozitës, kundër Partisë Demokratike dhe kundër meje personalisht dhe drejtuesve të Partisë Demokratike që denonconin këtë aferë. Një xhirim të shpejt të këtij qëndrimi, e keni parë edhe gjatë këtyre muajve të komisionit hetimor për inceneratorët të ngritur nga Partia Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Avokatia politike e Edi Ramës ndaj inceneratorëve ka marrë përmasa groteske.
Po iu përmend disa fakte. Ndërkohë që ne denonconim dhe çonim në SPAK kërkesat për hetimin e inceneratorëve, Edi Rama hidhte ndaj nesh jo thjesht sulme politike dhe mediatike, por edhe kallëzime penale. Vetëm një javë para arrestimit tëLefter Kokës, në Partinë Demokratike mbërritën kallëzime nga njerëz që sot janë në kërkim, kundër drejtuesve të Partisë Demokratike, kundër meje personalisht dhe katër drejtuesve të tjerë të Partisë Demokratike.
Pra, duket qartë që në këtë aferë nuk kemi të bëjmë me një njeri të vetëm, Lefter Kokën qëështë sot i prangosur. Nuk kemi të bëjmë as me ata 2, 3 që janë në kërkim, por kemi të bëjmë me të gjithë trupën qeveritare, me në krye Edi Ramën. Avokatia dhe mbrojtja shtetërore që Edi Rama i ka bërë aferës sëinceneratorëve, e ka nxjerrë atë zbuluar dhe është prova m e pakundërshtueshme në sytë e njerëzve, se ai ështëbashkëautor, bashkëpërfitues dhe bashkëfajtor me Lefter Kokën dhe të pandehurit e të arrestuarit e tjerë. Ndaj, arrestimi i një ministri të Edi Ramës, është nga njëra anë provë e drejtësisë së qëndrimeve tona, e qëndresës tonë gjatë gjithë këtyre muajve dhe viteve për të mbrojtur njëkauz që ka të bëjë me jo pak por mbi 400 milionë euro të shqiptarëve. Para të cilat sot mungojnë në xhepat e baballarëve dhe nënave që nuk mund t’i shpenzojnë as për të blerë më shumë fruta për fëmijët e tyre apo një dhuratë për vitin e ri për vitin e tyre sepse i kanë përpirë një grusht njerëzish që përbëhen nga dy kategori: politikanë të korruptuar me në krye kryeministrin dhe të ashtuquajtur biznesmenë, sepse dhe media s’di çfarë nofke t’i vejë, por në fakt janë mafiozë të cilët janë njerëzit që e kanë jetësuar, e kanë vënë në zbatim këtë skemë kriminale.
Prova tjetër e dukshme, e rëndësisë që ka afera e inceneratorëve për Edi Ramën, është fakti që dhe tani ku ato ndodhen nën sekuestro, ata vazhdojnë t’i paguajnë. Nuk kujtohen për shtresat në nevojë, nuk kujtohen të risin bonusin qesharak tëfundvitit për pensionistët, nuk kujtohen për asnjë shtresë në nevojë apo thjesht edhe për sipërmarrjen, punëdhënësin shqiptar. Por vazhdojnë paguajnë miliona, e qindra miliona lekë nga lekët e shqiptarëve, nga thesari i shqiptarëve për inceneratorët. E dëgjuat se çfarë thoshte dje ministrja e Edi Ramës. S’ka rëndësi se tashmë kjo është zbuluar si aferëkorruptive, nuk ka rëndësi se është nen sekuestro ne prapë se prapë do te vazhdojme të zbatojmë kontratën dhe të paguajmë. Çfarë? Njëgrup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit tashmëështë edhe zyrtarisht një nga ministrat e Edi Ramës. Paratë e inceneratirëve kanë qenë pjesë e skemës së blerjes së votës me 25 prill. Paratë e inceneratorëve janë përdorur për të mbyllur gojën e mediave përmes reklamave që siç kemi bashkëbiseduar para disa ditësh, nuk kanësens. Se nuk ka vend në botë ku një djegës plehrash të bëjëeeklamë televizive. Ndërsa skandali i nxjerrjes së të dhënave personale nëvëçanti i pagave, konfirmon se më të paguarit ndër ata që janë zbuluar janë pikërisht ata që kanë përfituar nga koncensionet, Nuk janë njerëzit që prodhojnë apo ofrojnësherbime apo që eksportojnë produkte të bëra në Shqipëri. Jo! Janë njerëzit që paguhen me paratë e taksapaguesve më të varfër, me rrogën mesatare më të ulët në Ballkan dhe nëEuropë për një aferëkorruptive. Ngado të sillet dhe vërtitet ai që sot okupon përmes masakrës zgjedhore të 25 prillit vendin e kryeministrit, faktet janë të thjeshta dhe janë në sy të shqiptarëve. Më në fund kjo është e mira, nëse mund të kërkojmë një të mirë në fund të këtij viti nuk ka nevojë më për retorikë. Nuk ka shqiptarë përveç atyre që nuk duan ta shohin tëvertetën që nuk e kupton se e vërteta është ajo që ne kemi thënë tash sa vjet. Skema e inceneratorëve, afera më e madhe korruptive e këtyre 30 viteve, është një skemë kriminale bashkëpunimi midis politikanëve dhe mafias së plehrave për të vjedhur paratë e shqiptarëve dhe për t’i perdorur një pjesë të atyre parave për të vjedhur zgjedhjet dhe për të ndalur ndryshimin. Ndërsa avokatia politike dhe mburoja shtetërore që i është dhënë edhe dje përmes ministres së Edi Ramës dhe sot vetë atij tëinceneratorëve, është provë e mjaftueshme për opinionin publik, e bashkëfajsisë së Edi Ramës. Sikundër ka mjaftueshëm prova që drejtësia që ka hedhur një hap të para, një hap të cilin e kam përshëndetur dhe e përshëndes edhe njëherë këtëfundviti, të mos mjaftohet me këtë hap të parë, por të procedojë me hapa të tjerë. Grupi i strukturuar kriminal me të vërtetë njëri me mbiemrin Koka ndodhet në qeli, disa të tjerëndoshen në kërkim por pjesa tjetër ndodhen në kryeministri dhe në ministritë e linjës të vendosura përgjatë bulevardit kryesor të kryeqytetit. Veprimi sa më shpejt i drejtësisë do të ishte konfirmin se drejtësia më në fund po fillon të godasë plagën më të madhe në vend dhe armikun kryesor tëmirëqënies së shqiptarëve qëështë korrupsioni, por do të ishte po kështu edhe dhurata më e mirë 5 vite pas nisjes së reformës në drejtësi për ata shqiptarë që besuan dhe u zhgënjyen se drejtësia më në fund po fillon të punojë, po fillon të veprojë për atë detyrë që i kanë ngarkuar shqiptarët me Kushtetutë e me ligj, për atë detyrë për të cilën shqiptarët dhe taksapaguesit bujarëeuropianë dhe amerikanë e paguajnë prej vitesh. Ti japë fund pandëshkueshmërisë nder vite. Sa kohë qëpandëshkueshmëria vazhdon tëperrallisë suksese imagjinare në konferenca fundviti si ajo ëë patë pak orë më përpara, për aq kohë korrupsioni do të vazhdojë të gërryejë xhepat e shqiptarëve dhe mirëqënien e shqiptarëve. Dhe sa kohë që ky të jetë realiteti nuk ka detyrë ma të rëndësishme për Partinë Demokratike përveçse të shtyjë përpara me gjithë forcën dhe me të gjitha instrumentat e mundshme pastrimin e politikës. Pastrimi i politikës kryhet përmes 3 instrumentave. Se pari zgjedhjet. Të gjithë e dimë se përmes skemës sëpatronazhistëve e cila u zbulua nga rrjedhja e të dhënave që nuk është që tjetër vetëm një konfirmim i partisë-shtet që u konfirmua nga afëra e inceneratorëve që tregoi si devijohen paratë e vjedhura të shqiptarëve për të blerë vota. Çlirimi i zgjedhjeve nga rrethimi i shumëfishtë që Edi Rama i ka bërë me shtetin, me krimin e organizuar, me oligarkinë, me patronazhistët nuk mund të kryhet thjeshtë dhe vetëm me disa hapa korrektive nëligjin e reformës zgjedhore. Kërkohet një reformë e thellë që duhet të përfshijë edhe Kushtetutën dhe një reformë e tillë duhet patjetër të përfshijë të gjithë shoqërinë. Nuk mund të kryhet më kurrë në dhomat e errëta apo me ndërmjetës siç u krye reforma e fundit kushtetuese dhe zgjedhore e vitit 2008. Natyrisht ky është një kusht pa të cilin nuk mund të ecet përpara he ështëarsyja kryesore ndinësë jo e vetmja se pse Partia Demokratike ndodhet në një parlament që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve, ku pakica është shumicë jo prej votës së shqiptarëve por prej masakrës zgjedhore. E dyta mënyrëper t’ju kthyer shqiptarëve vendin e tyre, per të luftuar korrupsionin është që drejtësia të bëjë përpara. Hapat e parë janë inkurajues. Shqiptarët presin dhe meritojnë më shpejt dhe më shumë, meritojnë po kështu transparencë brenda kushteve të sekretit hetimor. Dhe hapi i tretëështëvetingu i politikanëve. Iniciativa jonë kushtetuese për vettingun e politikanëve nuk është për të larë gojën. Bashkë me ligjin tonëantimafia për oligarkinë janë 2 shtylla kryesore për tëçliruar Shqipërinë dhe shqiptarët nga një grusht njerëzish që i zë një avion charter por që zotërojnë sot mbi 90% të pasurive publike të vendit. Ndërkohë që shumica dërrmuese e shqiptarëve jetojnë në nivele të krahasueshme vetëm me ato nivele të Afrikës. Unë e di se edhe sonte, edhe nesër derisa të dalë ky dimër 40% e familjeve shqiptare nuk do të ngrohim dot shtëpitë e tyre, për fëmijët e tyre, per prindërit e tyre pensionistë apo për të sëmurët e tyre sepse nuk do të paguajnë dot koston e ngrohjes e shtëpisë së tyre në 2021-shin. Ky është një krim shtazarak ndërkohë që 430 milionë euro kanë përfunduar në duart e një grupi politiko-mafioz. Po kështu sipas të dhënave zyrtare 50% e familjeve nuk do të paguajnë më shume se një vakt në ditë. 90% e familjeve do të harxhojnë të gjithë të ardhurat e familjeve të tyre për nevojat bazë. S’bëhet fjalë për kursime, siç e thashë s’bëhet fjalë as për njëfrut ekstra apo për një dhuratëperfemijët e tyre.
Ky është realiteti i Shqipërisë, kjo është Shqipëria e vërtetë. Është një kastë e korruptuar politike. Është një regjim që ka asgjësuar votën e lirë të shqiptarëve, që ka rrethuar zgjedhjet me qëllim mbajtjen e pushtetit dhe që pushtetin vazhdon ta përdorë për një qëllim, për të vjedhur shqiptarët. Nëse arrestimi i një ministri është fillimi i asaj që shqiptarët presin dhe meritojnë, atëherë 2022 premton të jetë me të vërtetë një vit më i mirë për shqiptarët dhe sot kam një mesazh jo për drejtësinë por për ata hetues, prokurorë, punonjës të policisë, policisë gjyqësore dhe gjyqtarë, në veçanti të atyre që u është besuar lufta kundër korrupsionit në goditjen e korrupsionit, armikut të mirëqenies së shqiptarëve, dorës së zezë që fshin nga tavolinat xhepat e prindërve dhe e ardhmja e fëmijëve, e vogëlushëve shqiptarë, gjithçka për t’i futur në xhepin e një grushri njerëzish, keni dhe do të keni mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike dhe timen personale. E di që kjo është një rrugë e vështirë që përballë keni interesa shumë të mëdha, që ditë për ditë, për të mos thënë orë për orë ndesheni me presionin e aktorëve të fuqishëm që për vite me radhë, dekada me radhë e konsiderojnë Shqipërinë çifligun e tyre dhe e trajtojnë atë si plaçkën e tyre. Nuk ka rëndësi nëse këta aktorë janë politikë, siç janë shumica prej tyre, ekonomikë, siç janë një pjesë oligarkë apo mediatikë por dijeni se jeni aty për t’i shërbyer jo këtij grushti njerëzish që po e mban peng Shqipërinë por gjithë shqiptarëve, shumicës absolute të shqiptarëve që duan fundin e tranzicionit të stërzgjatur, që duan që 2022 të jetë një vit shprese dhe jo një tjetër vit dëshpërimi dhe nënshtrimi ndaj të keqes dhe kur jeni betuar për të marrë detyrat tuaja të rëndësishme si prokurorë, si gjyqtarë, si oficerë të policisë gjyqësore, punonjës të rendit dhe të ligjit, atebetim nuk e keni bërë para shefit të radhës, as parq kryeministrit apo presidentit të radhës, as thjesht para një teksti të shtypur në një libër me koperturë të kuqe dhe shqiponjën dykrenare që quhet “Kushtetutë”, atë betim ia keni bërë shumicës së shqiptarëve, shumicës së prindërve të shqiptarëve, fëimijëve të tyre. Mbajeni betimin dhe ecni përpara me luftën kundër korrupsionit.
Një ministër i Edi Ramës në burg për aferën e inceneratorëve, mund të mos duket si një bilanc entuziasmues për një vend dhe një opozitë dhe një Parti Demokratike të gjendur në rrethimin e shumëfishtë të zgjedhjeve dhe goditjet e vazhdueshme të regjimit të Edi Ramës dhe trekëndëshit të Bermudës por është një shkëndijë që gjërat në këtë vend mund të ndryshojnë nëse ata që marrin përgjegjësi para shqiptarëve e kthejnë këtë përgjegjësi në besim, nëse kanë vendosmërinë, nëse kanë kurajon dhe atdhedashurinë për t’i shërbyer ashtu siç kanë marrë përsipër t’i shërbejnë Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe askujt tjetër. Për t’i shërbyer padronit të tyre të vetëm, sovranit të vërtetë të këtij vendi që janë qytetarët shqiptarë, të cilët do të mbyllin një tjetër vit të vështirë por nuk është e thënë që kështu të vazhdojë pa mbarim. Nuk është e thënë që Shqipëria të vazhdojë të zbrazet nga ëndrrat, nga shpresat, nga të rinjtë, nga të rejat, nga profesionistët, nga shpresa e mesme. Përkundrazi, zoti na ka bekuar me pasuri të jashtëzakonshme, me një popull me vitalitet të pakrahasueshëm, që ka ditur ti rezistojë dhe ti mbijetojë viteve edhe më të vështira se kjo që po lemë pas, pushtuesve edhe krizave edhe më të tmerrshme, si pandemia apo pasojat e termetit, apo çështë më keq, keqmenaxhimi edhe korrupsioni gjatë pandemisë dhe gjatë krizës së tërmetit nga regjimi i Edi Ramës. Zoti na ka bekuar me një rini, që nuk i le asgjemangut, më të mirëve të më të mirëve të Europës. Ajo që na duhet është normaliteti, ajo që na duhet është barazia e shqiptarëve para ligjit, ajo që na duhet është fundi i sistemit pothuajse brutal, patronazhimi, i cili mori format dhe trajtën më të qartë në patronazhimin e partisë socialiste të Edi Ramës, në zgjedhjet e 25 Prillit, por që në fakt ka 30 vite që nuk mbaron.
Ajo që na duhet është që çdo shqiptar të marë vendin që meriton, në atë pjesë të diellit që merriton, në këtë tokë të dashur që i themi Shqipëri, për ato veti, vlera dhe punë që bën, dhe jo për shkak të kujt njeh, kush e mbështet dhe kush e pengon. Ti japim fund patronazhimit, tutelazhit, kodoshllëkut, që politika ka instaluar në ekonomi, jetën shoqërore dhe natyrisht edhe në vetë sistemin politik. Ky është urimi dhe ky është besimi me të cilin Partia Demokratike dhe demokratët do ta nisin këtë vit, në krye të një beteje ku jam i bindur, se do të dimë të bashkojmë shumicën dërmuese të shqiptarëve, edhe të atyre që sot ndihen të pashpresë teksa bëjnë bilancin e një viti me të vërtetë të tmerrshëm. Një anus oribilis, për të perifrazuar një drejtuese sovrane të një shteti aleat dhe mik. Ndërsa viti 2021 ishte një vit i vështirë për shumë familje shqiptare, në udhëkryq ndodhet sot edhe ekonomia shqiptare. Ndaj, dy fjalë dua ti ndaj për sipërmarrjen shqiptare, biznesin e vogël dhe të mesëm, sipërmarrjen prodhuese, natyrisht edhe fermerët shqiptarë.
Me sjelljen e papërgjegjshme, me mungesën totale të mbështetjes për ju, në veçanti në kohën e pandemisë dhe në veçanti në zonat e tërmetit, qeveria është treguar jo vetëm e papërgjegjshme, por armiqësore, jo thjesht ndaj jush por ndaj përgjegjësive që ju keni, si punëdhënës dhe garantues të bukës së gojës për qindra dhe mijëra familje shqiptare. Borxhi shqiptar me qeverinë e Edi Ramës po arrin 100% të brendshëm të prodhimit bruto dhe për fat të keq asgjë nga këto para të marra keq nuk po pikon te ekonomia shqiptare, tek punëdhënësit shqiptarë, tek industria shqiptare, tek fermeri shqiptar, tek biznesi i vogël dhe i mesëm. Eurobondi, që u mor me normat më të larta të interesit se çdo vend tjetër i rajonit, po shkon, së bashku me pjesën tjetër të borxhit për konçesionet, për oligarkët, për ata siç ju thashë më sipër i zë vetëm një çarter, madje një çarter jo i madh. PPP-të, procesi korruptiv i ndërtimit dhe borxhi përbëjnë sot tre kërcënime serioze për ekonominë. Në fakt, tre shkatërrues të ekonomisë. Ndërsa nga ana tjetër, skandali i pagave, përveç pjesës të zbulimit të të dhënave, na tregoi se si funksionon partia shtet, sesi kemi një ushtri këshilltarësh , disa prej tyre pa asnjë profesion, disa prej tyre me precedent penal, sesi kemi ministra, kryetarë bashkish, punësime me tarafe, ndërkohë që 80% e pagave të zbuluara janë në kufijtë e pagës minimale dhe informaliteti është i jashtëzakonshëm. Kjo tregon, pra, se sa kriminale ka qenë taksa Rama, taksa progresive, deri në 23%, që jo vetëm ka rritur informalitetin, por ka rritur dhe pabarazinë. Tregon se sa i drejtë ka qenë vizioni ynë, që sa i drejtë është programi ynë, për taksën e sheshtë, me qëllim ndihmën e drejtpërdrejtë ekonominë dhe për operatorët kryesorë të ekonomisë. Tregu sot është i shkatërruar nga koncesionet. Ato jepen pa garë, siç e patë edhe nga grafikët e publikuar nga media, kanë fitimet më të larta, kanë favore me ligj dhe paga më të larta se pjesa tjetër e ekonomisë. Pra, me fonde publike, me fonde që merren nga taksat e shqiptarëve, shkatërrohet tregu, që në fakt duhet të jetë rregullatori i mirëqenies të shqiptarëve. Tregu dhe liria e tregut, një nga tre liritë për të cilat luftuam 31 vite më parë. Për çdo profesion, paga që paguhet nga koncesionarët, është më e lartë se paga që paguhet nga operatorët e tjerë në treg. Ndaj, hetimi, ndalimi, vënia përpara përgjegjësisë ligjore dhe rikthimi o fondeve të përvetësuara nga konçesionarët, është dhe mbetet një prioritet, jo thjesht politik, por dhe i domosdoshëm ekonomik për Partinë Demokratike. Unë kam udhëzuar para disa javësh, një grup të veçantë, brenda Partisë Demokratike, që planit tonë ekonomik, të shpalosur për ndryshimin e Shqipërisë dhe të bërë publik gjatë kohës dhe gjatë procesit elektoral të 25 Prillit, ti shtojë një dimension të ri, në përputhje me praktikat më të mira Europiane, por me vendosmërinë për të çmontuar deri në vidhën e fundit, mekanizmin kriminal të koncesioneve dhe për të çliruar brenda kohës më të shkurtër, qindra milion Euro, që sot i mungojnë ekonomisë shqiptare dhe në këtë mënyrë ju mungojnë dhe familjeve shqiptare. Së fundmi dua të them se kthimi në normalitet nuk mund të vijë në këtë vend pa ndëshkuar përgjegjësit për anormalitetin dhe se humbja e sensit të detyrës, mpirja para të keqes janë rreziqet më të mëdha me të cilat përballemi sot të gjithë, nga unë i pari tek prindi në shtëpinë më të largët të vendit. Sensi ynë i detyrës është ti mbajmë përgjegjës në çdo rrafsh, politik, ligjor dhe njerëzor, ata që janë përgjegjës të kësaj gjendje. Ky është i vetmi vend në botë, ku një ditë para vigjiljes së Vitit të Ri, del dhe krenohet njeriu, i cili duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe duhet të ishte para drejtësisë kur iu arrestua ministri i brendshëm, ose u lëshua urdhër arresti, sepse arrestin e ndaloi, për kanabizimin e Shqipërisë, ku i është arrestuar ministri tjetër për aferën e shekullit, vjedhjen më të madhe në 30 vjet pluralizëm, me inceneratorët, ku i është zhbërë shteti deri në mekanizmin e fundit duke nxjerrë në pazar të dhënat më individuaale, private dhe personale të qytetarëve Shqiptarë. Ku është kapur me presh në duar duke manipuluar këto të dhëna për të vjedhur zgjedhjet e 25 Prillit. Ku është kapur me tendera sekret, në kundërshtim me ligjin dhe me një seri ndryshimesh antikushtetuese ligjore për të manipuluar tenderat e rindërtimit dhe për të vjedhur paratë gjatë pandemisë. Të paktën 5 apo 6 herë çdo kryeministër, me sensin më të vogël të normales, do të kishte dhënë dorëheqjen. Të paktën 5 apo 6 herë çdo drejtësi sa do pak funksionale do ta kishte marrë të pandehur. Por edhe këtë vit do ta mbyllim, për fat të keq, me autorin, zbatuesin dhe përfituesin kryesor, që i lidh të gjitha këto gjëra bashkë, skandalin e inceneratorëve, që doli fiks ashtu siç kishim paralajmëruar ne, një aferë përmes një grupi të strukturuar kriminal dhe një grupi politik për të zhvatur mbi 400 milion Euro, për të varfëruar më tej shqiptarët. Një masakër zgjedhore akoma të pa hetuar dhe akoma pa fajtor me pranga në duar.
Me një komision të bllokuar qëllimisht, një Komision Hetimor të bllokuar qëllimisht për të penguar të vërtetën. Me një tjetër Komision Hetimor, atë tëçështjes Bechetti, po kështu të bllokuar nga frika e Edi Ramës, prej përgjegjësive të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij në mbi 120 milionë euro të tjera të shqiptarëve që duhet të shkojnë në xhepat e një individi për shkak të luftës personale të Edi Ramës me të. Me mijëra familje akoma nën traumën e një tërmeti të ndodhur më shumë se 2 vite më parë dhe më të gjithë Shqipërinë nën terrorin e heshtur por të dhimbshëm shëndetësor, ekonomik dhe social të COVID-it, terror i cili ështëdisafish më i madh për shkak të papërgjegjshmërisë të dorëzimit pa kushte dhe zëvendësimit të ndihmës reale shëndetësore dhe ekonomike në veçanti për njerëzit në nevojë, me propagandë dhe gënjeshtra nga ana e kësaj qeverie. Këto të dashur bashkëqytetarë janë pasojat e një qeverie që rri në pushtet pa votën e qytetarëve, këto janë pasojat e asgjësimit tëtë vetmit mekanizëm që siguron përgjegjshmëri dhe një qeveri në shërbim të njerëzve dhe jo njerëz në shërbim të qeverisë. Këto janë pasojat e masakrës zgjedhore të 25 prillit.
Ndaj, në përmbyllje të këtij parashtrimi, dua t’iu siguroj se pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme çpër të na tërhequr nga të gjitha anët, për të na tërhequr nga rruga nga misioni ynë, Partia Demokratike dhe unë mbetemi të vendosur ta udhëheqim këtë betejë deri në fund. Sikundër të krijojmë të gjitha hapësirat, tëvetëdijshmëm për gabimet tona, të metat tona, përgjegjësitë tona, të vendosur për t’i korrigjuar ato në bashkëpunim me zërin kritik që buron edhe nga shoqëria, që së bashku ne, shumica dërrmuese e shqiptarëve që duan ndryshim, që duan fundin e tranzicionit, që nuk mund të pranojnë një vit tjetër si ky dhe nje tjetër fundvit si ky, 365 ditë më vonë, të jemi së bashku dhe në krah të njëri-tjetrit për ta mposhtur dhe larguar anormalitetin dhe një grusht njerëzish që janë përfituesit e vetëm të këtij anormaliteti. Për t’i dhënë Shqipërisë brenda kohës më të shkurtër të mundshme jo mrekullinë, por rrugën e hapur të kthimit në një vend normal, me një qeveri normale, me pushtetarë normal, me shërbime normale dhe me një ekonomi që funksionon dhe prodhon për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për një grusht njerëzish.
Pyeteje: Zoti Basha, ambasadorja amerikane si edhe shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet të dërguarit të tyre tëposatçëm për Ballkanin Përëndimor, zotit Escobar, ju njohin juve si kryetar të Partisë Demokratike, por nga ana tjetër kryeministri Rama ditën e sotme deklaroi se nuk di se me kë të negocioj në Partinë Demokratike, pra duke nënkuptuar se nuk iu njeh juve si kryetar të kësaj force politike?
LulzimBasha: Nuk mund të them se kam arritur ta dëgjoj atë që ka thënë Edi Rama sot, kështu që nuk kam koment për këtë në vetvete. Por dua t’iu them se ëndrra e Edi Ramës për të pasur përballë një Parti Demokratike të damkosur me nongrata nga aleati ynë strategjik, nga Shtetet eBashkuara të Amerikës, mori goditjen e parë në 9 shtator dhe u bë pluhur e hi në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në 18 dhjetor ku demokratët Zgjodhën të Ardhmen. Kështu që ka arsye të jetë nervoz, demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, kanë zgjedhur të bashkohen me njëri-tjetrin dhe siç e thash pak më parë të bashkohen me shumicën e shqiptarëve që do t’i japin fund këtij tranzicioni të dhimbshëm 31-vjeçarë. Do t’i japi fund po kështu edhe qeverisjes më të korruptuar në rajon sipas raportit të DASH. Zgjodhën po kështu t’i japin fund pandëshkuaeshmërisë dhe sundimit të kastës 31-vjeçare e cila është edhe pengesa kryesore për ndryshimin, për rotacionin. Në rolin e personazhit kryesor të këtij përbetimi të trekëndëshit tëbermudës e kam fjalën, Edi Ramaështë lodhur dhe do vazhdojë të lodhet por e ka kot. Sepse lojërat e fjalëve, marifetet, përpjekjet sa në skenë, sa në prapaskenë që të përçajë Partinë Demokratike, ta deligjitimoj ai apo ortaku i tij i fundit, tubi i oksigjenit, atë Partinë Demokratike, institucionet tona, nismat tona, betejën tonë me të keqen, të gjitha kanë dështuar e do vazhdojnë të dështojnë. Partia Demokratike e bashkuar dhe e pastruar nga hijet e të shkuarës, dhe nga hipoteka e të korruptuarve në gjirin e saj është sot alternativa, është shpresa e të gjithë shqiptarëve për ndryshim dhe është përgjegjësia ime dhe ekipit tim që këtë shpresë dhe këtë alternativë ta jetësojmë sa më parë si një forcë qeverisëse për vendin. Në të mirë të vendit dhe të qytetarëve, jo thjesht të demokratëve apo të ekipit tonë drejtues. Sa për Ramën dhe grupin e tij na bashkoi nongrata amerikane, e mbani mend na bashkoi kënga popullore? Ka pasur një grup që quhej na bashkoi kënga popullore, ka qenë grup shumë i mirë në fakt, por ai ma dha frymëzimin për këtë. Rama dhe grupi na bashkoi nongrata amerikane që do të zgjerohet shumë shpejt me personazhe të tjerë nga bota e politikës dhe e krimit, janë e shkuara. Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen dhe do t’i prinë shqiptarëve për të ardhmen e shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve.
Pyetje: Zoti Basha, duket se viti 2022 nuk do të nis i qet për Partinë Demokratikë, duke qenë se në zyrën tuaj është një ultimatum nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, i cili u kërkon që në datën 5 janar të lironi zyrat e Partisë Demokratike, në qoftë se pas kësaj date zoti Berisha dhe mbështetësit e tij vijnë në selinë e Partisë Demokratike për t’u nxjerr, si do të reagoni juve, duke qenë se ju jeni i vendosur tëndjekni linjën tuaj po aq sa janë të vendosur edhe pala tjetër, pra Komisioni i ashtuquajtur i rithemelimit dhe zotit Sali Berisha?
LulzimBasha: Dua t’i them të gjithë demokratëve që asgjë nuk do tëndodh. Dua t’u them të gjithë shqiptarëve që Partia Demokratike është e përgatitur për çdo situatë dhe ne nuk do të lejojmë Trekëndëshin e Bermudës që në një vit që premton të jetë vendimtar për ndarjen nga tranzicioni, ta zhvendos fushën e betejës nga shumica e shqiptarëve, përballë regjimit të Edi Ramës dhe patericave të tij, tek përplasja mes demokratëve për inetersat e një personi të vetëm.
Pyetje: Duke parë situatën në Partinë Demokratike, situatë kjo që duket se i ka ndarë demokratët në dy kampe, a jeni i gatëshm ju që të futeni në negociata me zotin Berisha për të gjetur një zgjidhje për të bashkuar demokratët, negociata të cilat mund të rrezikojnë edhe qëndrimin tuaj në krye të PD-së dhe të zgjedhin një person të tretë për të vazhduar rrugën dhe për të bashkuar demokratët dhe për të vazhduar le të themi dhe aksionin opozitar.
LulzimBasha: Edhe një herë, ëndrra e Edi Ramës për ta damkosur Partinë Demokratike me nongrata-ën amerikane mori fund më 9 shtator, u bë pluhur e hi në 18 dhjetor. Demokratët zgjodhën të jenë të bashkuar, zgjodhën të ardhmen, e zgjodhën në emër të partisë tonë, të familjes tonë politike, të shtëpisë së lirisë, por mbi të gjitha e zgjodhën me vetëdijen se kurrkush pos nesh nuk posedon forcën, vizionin dhe potencialet njerëzore për të ecur përpara. Ndaj vendimi i tyre është i qartë, është jo vetëm një vendim që i shërben shqipërisë dhe shqiptarëve, por është një detyrim për këdo, vendimi është të ecim përpara dhe ta lëmë pas të shkuarën, për këtë të mos ketë asnjë dilemë. Nuk ka më kthim pas, ky është një lajm i keq për Edi Ramën, është një lajm i keq për Trekëndëshin e Bermudës, por është një lajm i shkëlqyeshëm për shumicën dërrmuese të shqiptarëve.
Pyetje: Ju flisni gjithmonë për zotin Berisha duke e cilësuar atë si të shkuarën e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë, duke e bashkuar atë dhe me atë që ju e keni konsideruar si Trekëndëshi i Bermudës, zotin Meta dhe zotin Rama. Po sa i takon 13 deputetëve të Partisë Demokratike të cilët kanë dal në mbështetje të zotit Berisha dhe ju cilësojnë juve tashmë si ish-kryetar, keni ndonjë plan se si do i afroni ata në Partinë Demokratike dhe në grupin parlamentar?
LulzimBasha: Partia Demokratike ka folur qartë, demokratët janë shprehur qartë. Secili vendos vet nga ata që janë ngarkuar me përgjegjësi nga demokratët, nëçfarë do pozite qofshin këto ehde në pozitat më të larta, se si do t’i përgjigjet vendimeve të demokratëve, një gjëështë e sigurtë: Partinë Demokratike, Edi Rama nuk do ta ketëpërballë si një parti të damkosur nongrata nga aleati ynë strategjik SHBA, dhe grupi na bashkoi nongrata amerikane, i cili pritet të zgjerohet me të tjerë anëtarë, do të ketë përballë një Parti Demokratike të bashkuar në qëllime. Nuk kërkoj dhe skam kërkuar kurrëuniformitet mendimi, sepse kjo do të më bënte njësoj me treshen e tranzicionit. Qëllimi dhe misioni im është t’i jap fund këtij tranzicioni tëtejzgjatur dhe pjesë e këtij misioni është pikërisht që përmes kulturës politike, nxitjes së mendimit ndryshe, nxitjes së debatit të mundësojmëqë Partia Demokratike në bashkëpunim me gjithë forcat e gjalla të shoqërisë, t’i jap shumicës dërrmuese të shqiptarëve një orë e më parë atë që meriton, ndryshimin.
Pyetje: Në fakt të gjitha qeveritë e korruptuara janë tregues i një opozite të dobët, të paktën kjo është literatura që vjen në të gjitha literaturat politike dhe ekonomike. A mbani ju përgjegjës si kryetar i opozitës për cilësinë e opozitarizmit që keni bërë dhe për cilësinë dhe në të cilën ndodhet Partia Demokratike sot? Duke qenë se demokracia është një pallto qëspo e vesh askush?
LulzimBasha: Faleminderit shumë, por unë nuk flas teorikisht. Dhe veprat e Partisë Demokratike janë në sytë e të gjithëve, nuk kanë nevojë të lexohen libra, aq më pak libra të përkthyer. Që nga iniciativa jonë për dekriminalizimin, që synon ndarjen e politikes nga krimi, deri tek iniciativa jonë për vettingun e politikanëve qëçcdo politikan me detyrim të paraqitet para SPAK-ut për t’iu hetuar pasuria e tij, e familjarëve të tij, e ortakëve të tij të dukshëm apo të padukshëm, të gjitha qëndrimet dhe të gjitha betejat në këto 8 vite, duke i përfshirë dhe ato me sakrifica të mëdha, kanë pasur një dhe vetëm një qëllim të vetëm: Të ndalin rrokullisjen e Shqipërisë nga një demokraci hibride, në një autokraci. Pra, nuk ka njeri në Shqipëri që të thotë që Partia Demokratike nuk e ka bërë detyrën e saj. E ka bërë madje me kosto shumë të lartë. Por e ka marrë këtë kosto e vetëdijshme që nuk ekziston këtu për veten e saj, por ekziston këtu së pari si një parti e lindur nga shpresa e njerëzve për ndryshim 31 vite më parë dhe së dyti për t’i shërbyer dhe vazhduar për t’i shërbyer njerëzve. Prandaj, kushdo që mendon se ne do të stepemi, ndalemi, apo devijojmë rrugën tonë për shkak të një vendi që sot është thellësisht jo demokratik, më i korruptuar, më i pasunduar nga ligji, për shkak të regjimit të Edi Ramës apo se do tëshfokusohemi nga misioni ynë kryesor, nga përpjekjet e atyre që interesin e tyre personal ia kanë mbivendosur misionit të PartisëDemokratike dhe sakrificës së Partisë Demokratike, siçështë zhgënjyer deri më sot, do të vazhdojë të zhgënjehet edhe vitin e ardhshëm. Madje dhe më shumë, sepse vitin e ardhshëm ne iu kemi borxh shqiptarëve një mobilizim edhe më të madh pas 3 apo 4 muajsh të një tubi oksigjeni ndaj regjimit dhe një tollovie të shkaktuar në radhët e familjes tonë për hirë të interesave personale të një njeriu, por tani më pengesat janë të kapërcyeshme, Aleanca jonë me qytetarët, me SHBA-të dhe me perëndimin është e qartë, fajtorët e krizës ekonomike janë zbuluar plotësisht, bishti ka përfunduar tek 313-ta. Ne do bëjmë gjithçka për të inkurajuar dhe mbështetur drejtësinë që aty të përfundojë edhe koka e korrupsionit qeveritar dhe shqiptarëve t’iu hapët një orë e më parë rrugë për tëzgjdhur të lirë qeverinë dhe parlamentin që dëshirojnë, sikundër për të pasur rregulla loje që nga niveli kushtetues deri tek Reforma e sistemit zgjedhor, reforma territoriale që ashtu siç i zgjedhin ashtu t’i shkarkojnë kur këto qeveri jo vetëm nuk punojnë, nuk mbajnë premtimet, por shkojnë në drejtim të kundërt të premtimeve të tyre.
Sigurisht, siç e thotë edhe kolegu juaj, Lutfi Dervishi, fajin për gjendjen ku ndodhet Shqipëria në këto tetë vite të qeverisjes së Edi Ramës, e ka LulzimBasha. Ju e kuptoni që kjo është një cinizëm grotesk sepse edhe pyetja juaj është një pyetje e pavend por besoj se përgjigjja ishte e plotë. Të akuzosh opozitën, ndërkohë që përgjegjësia, bishti i përgjegjësisëështë sot në burg. Lefter Kokën sot e kemi në burg për një betejë që shumica prej mediave e ka censuruar. Nuk e di cilën media përfaqësoni, më falni cilën media përfaqësoni? Nuk e di çfarë qëndrimi keni mbajtur ju kundër inceneratorëve, i keni publikuar apo jo. Shumica e mediave nuk i kanë pasqyruar. Pse? Sepse ushqeheshin me reklama. Dhe të vish këtu tani, që procesi gjyqësor, procesi hetimor po fillon të japë rezultatet e para të një beteje me kosto të lartë për opozitën, kur vetë siç ju thashë, Partia Demokratike, unë personalisht kemi qenë në gjyq, jemi sulmuar politikisht dhe ligjërisht, për të akuzuar opozitën që s’ka bërë detyrën, është guxim pak i tepruar por unë e mirëpres kur vjen nga media. Sigurisht, qënuk e mirëpres kur vjen nga kundërshtari politik. Megjithatë, siç ju thashë, është fryt i qëndrimeve tona që SPAK-u po fillon të bëjë detyrën dhe jam këtu për ta inkurajuar që të vazhdojë ta bëjë detyrën, është fryt i punës tonë që mbi 300 zyrtarë të lidhur me krimin nuk janë sot as në Parlament, as në bashki për shkak të ligjit për dekriminalizimin ndërsa njëbetejë tjetër, e cila ka kaluar pothuajse në heshtje për shkak të trekëndëshit të Bermudës, është beteja për vettingun e politikanëve. Unë ju ftoh të gjithëve ju si qytetarë, si gazetarë dhe si përfaqësues të mediave që përfaqësoni, të jepni tëgjirhë mbështetjen iniciatives tonë për vettingun e politikanëve. Vettingu i politikanëve do të thotë luftë kundër korrupsionit në politikë dhe korrupsioni në politikëështë korrupsioni më i lartë dhe prova për këtë janëinceneratorët. Ne flasim me vepra, jo vetëm me fjalë dhe veprat tona janë këto; ligji për dekriminaliziminështë fakt, propozimi për ligjin apo për ndryshimet kushtetuese për vettingunështë fakt. Jepini mbulimin e duhur, jepini sipas dëshirës dhe mundësive, mbështetjen e duhur, ne jemi në betejë, asgjë nuk do të na lëvizë në këtë betejë. Nuk e bëjmë për veten tonë por dimë që Shqipëria s’mund të bëjë përpara pa kaluar 200 politikanët më te lartë të këtij vendi, 140 parlamentarët, bashkiakët, kryeministrin, presidentin dhe një sërë zyrtarësh të lartë të institucioneve të pavarura, në sitën e vettingut politik. Atë që kërkojnë dhe bëjnë për noterët, atë që bëjnë dhe kërkojnë për policët, atë që bëjnë dhe kërkojnë për gjyqtarët dhe prokurorët, ka ardhur koha ta bëjnë vetë politikanët dhe ne do të shtyjmë fort qe kjo të ndodhë.
Ermal Rizaj: Ju zoti Basha ditën e djeshme keni patur një takim në qytetin e Peshkopisë, pra në qarkun e Dibrës dhe duke ju referuar deklaratës tuaj se ju mbështetesin 99.9% e anëtarëve te PD, por edhe duke parë situatën në PD, përse nuk është transmetuar live ky takim për të patur një panoramë të qartë, por edhe për të dëgjuar zërin e të gjithë anëtarëve të PD në Peshkopi?
LulzimBasha: Në fakt takimi është transmetuar i plotë, në kundërshtim me atë që pretendohet dhe dëshmitar për këtë janë gjithë pjesemarresit në takim, por përtej kësaj unë e kuptoj që shqetësimi qëndron diku tjetër, shqetësimi qëndron tek çmontimi i gënjeshtrave dhe shpifjeve të hedhura në drejtimin tim, të lidershipit tim të zgjedhur me votë plebishitare nga demokratët dhe të gënjeshtrave të përditshme dhe të gjuhës baltosëse që hidhet ndaj meje, ndaj bashkëpunëtorëve të mi, ndaj demokratëve të cilët nuk ndajnë të njëjtin mendim me zotin Berisha sa i takon flijimit dhe shkatërrimit të Partisë Demokratike, kthimit të Partisë Demokratike në një celulë antiamerikane për ta mbrojtur atë nga nongrata amerikane. Ky është një problem të cilin unë e kam trajtuar në mënyrë shteruese dhe nuk kam ndërmend ti kthehem perseri në këtë fundviti, aq më shumë që perballja e demokratëve eshte dhe do të jetë kështu siç them unë dhe jo ashtu siç thotë Sali Berisha me regjimin e Edi Ramës dhe jo demokratët përballë njeri tjetrit siç i ka thirrur për turpin e tij në selinë e Partisë Demokratike. Nuk ka për të ndodhur ajo dhe thirrja ime ndaj çdo demokrati në këtë fundviti është të mos perjetojë ankthin e deklaratave bombastike nga cilido prej tre brinjëve të trekëndëshit të Bermudës që vijnë, degjojeni se si flasin me të njejtat fjalë, dëgjojeni se si ju del padashje nga goja ajo që kanë brenda dhe kuptojeni që janë të lidhur me njëri tjetrin siç kanë qenë këto 31 vite. Tani është koha për ti thënë ndal të shkuares, është koha për të ecur drejt të ardhmes. Sot është 30 vjetori, dy dite na ndajnë apo jo, e nesermja na ndan nga fundi i këtij viti, një vit i mbrapshte në cdo drejtim por sic e thash nuk ka perse të jetë kështu, nuk ka pse tre apo 13 njerëz ta mbajnë peng Shqipërinë, Shqipëria mund dhe duhet tju kthehet shqiptarëve. Partia Demokratike do të jetë në krye të kësaj beteje dhe do të shpërfillë çdo thirrje për të vazhduar një tollovi të ngritur për hallet e një personi të vetëm. Demokratët nuk kanë beteja me njeri tjetrin, betejen e kanë me Edi Ramën dhe unë jam i vendosur ti prij kësaj beteje në funksion të asaj që kam marrë persiper para tyre dhe para gjithë shqiptarëve, kthimin e shqipërisë në një vend demokratik me institucione legjitime dhe me normalitet.
Ermal Rizaj: Meqenëse e keni betejën me Edi Ramën, a ju shqetëson fakti që 43.385 anetare të PD me datën 18 dhjetor votuan referendumin për shkarkimin tuaj dhe nuk ju njohin si drejtuesin e Pd?
LulzimBasha: Ky nuk është fakt, është një gënjeshtër dhe për fatin e keq të genjeshtareve një gënjeshtër e filmuar dhe e dokumentuar e cila sot disponohet jo vetëm nga Partia Demokratike, por edhe nga institicionetligjzbatuese, keshtu që lutja ime është të mos vazhdoni qarkullimin e kësaj genjeshtre.
Pyetje: Dhe dicka të fundit. Gjate kësaj kohe keni denoncuar aferen me inceneratoret, por unë dua të pyes për dicka tjetër, në lidhje me komcensionin e portit te Durrësit fillimisht jeni shprehur, por cili është qendrimi juaj per te qenë me të sakte në lidhje me portin e Durrësit?
LulzimBasha: Skam cfare të jem më i qartë se ckam qenë. Nuk ka koncesion të portit të Durrësit, është një afere e pastër korruptive e Edi Ramës, deshiron ta bëjë atë aferë. Fillimisht e ka servirursic ka servirur para cdo pale zgjedhjesh për të mbuluar masakrën e zgjedhjeve, kështu ka ndodhur në 2017 kur solli atë të kulles, AlHabib nuk e di si quhej, tani AlHabibi u zhvendos ne Durrës, personat që fshiheshin apo që fshihen pas kesaj afere janë karaktere të dyshimta të cilat duhet të jenë në shqyrtimin e drejtesise, ndersaqendrimi i Partisë Demokratike është i qartë dhe i prerë dhe çdo perpjekje për të manipuluar me këtë është manipulim qe i sherben Edi Ramës dhe êshtë pjesë e skemes se trekendeshit te Bermudes. Porti i Durrësit kështu siç është paraqitur në 3D se 3D kemi parë deri tani, është aferë e pastër korruptive dhe ne do të luftojmë me te gjitha mjetet institucionale, ligjore, politike, publike, popullore për të mos lejuar një tjetër zaptim te hapesires dhe pasurive publike të vendit.

Pyetje: Me 18 dhjetor ju vendosët që personat që shpallen nongrata apo që preken nga ligji i dekriminalizimit të mos jenë në strukturat drejtuese. A suhen konkretisht këta persona të shpallur nongrata tësankaionohet edhe në ligjin e dekriminalizimit që të jenë persona që të mos kryejnë asnjë funksion publik?
LulzimBasha: Ju e dini që grupi ‘Na bashkoi shpallja nongrataështë një grup i cili ka interesa politike dhe se pjesën më të madhe të kësaj hipoteke e mban Edi Rama dhe me arsye. Kështu që nëse do të kishte pasur vullnet do të ishte zbatuar kjo kur ne e kërkuam sigurisht në rastin e një tjetër nongrate i cili në vizionin tonë kohë përpara se tëperballeshim vetë me këtë problem brenda familjes tonë ne thamë se shpallja nongrataështë njësoj si deportimi dhe si i tillë nuk mund të regjistrohet nëzgjdhjet politike të 25 prillit. Këtu qëndrimin tonë ne e kemi patur fare të qartë dhe dihet sekuahështë pengesa. Është e njëjta pengesë që ishte pengesë për dekriminalizimin, është e njëjta pengesë që ishte dhe është për vetingun e politikanëve. Por ne do të vazhdojmë pa u lodhur derisa të arrijmë objektivat tona sepse kjo e dimë qëështë mënyra më e mirë për t’i shërbyer njerëzve.
Pyetje: T’ju bëj një pyetje edhe për kundërshtarët politikë të cilët ju i cilësoni zotin Rama, zotin Meta, zotin Berisha cili do të ishte një urim për vitin 2022 për secilin?
LulzimBasha: Urimi për shqiptarët është që 2022 të jetë një vit ku ne nisim kthimin drejt normalitetit. Me një vend normal i cili t’ju bëjë të mundur shqiptarëve që të realizojnë vetem e tyre, ëndrrat e tyre, shoresat e tyre për veten e tyre dhe familjet e tyre sipas aftësive, dëshirave, mundësive që kanë dhe me një shtet që i ndihmon dhe nuk i pengon. Natyrisht kjo nuk arrihet brenda një viti por 2022 duket një vit i mbarë për ta nisur këtë punë së bashku. Duket definitivisht si një vit i mbarë për t’u ndarë nga e keqja 31-vjeçare. Dhe dua t’u suguroj se Partia Demokratike e çliruar nga çdo hije dhe barrë e të shkuarës është e vendosur dhe e bashkuar që t’i prijë kësaj aspirate të shqiptarëve. Me një reflektim të thellë, do të thoja edhe historik për çdo gjë që kemi bërë gabim këto 3 dekada. Me një ripërtëritje vizioni të shpirtit por edhe të korpusit tonë politik sigurisht me një ndërthurje të kontributit më të mirë ndër dekada të rhemeluesve, të qëndrestarëve, por me një thirrje të veçantë të rinjëve dhe të rejave shqiptarë të cilët në veçanti dua t’ju uroj që 2022 t’ju sjellë dhe t’ju rikthejë shpresën dhe besimin tek Shqipëria dhe prindërve të tyre u uroj ta rigjejnë besimin për të luftuar në emër të fëmijëve të tyre. Këto janë urimet që unë kam për 2022-shin. Sa për Edi Ramën në rrafshin personal pleqëri të mbarë, në rrafshin politik mos i ardhtë kurrë Shqipërisë një njeri si ai.
Pyetje: Ju thatë se me datë 5 nuk do të ndodhë asgjë. Të njëjtën pritshmëri keni edhe për datën 8 ku pritet të ketë protestë kombëtare?
LulzimBasha: Nuk ndryshoj asgjë në atë që thashë. Ju uroj edhe ju në këtë prag të ndërrimit të viteve që 2022 të jetë një vit i mbarë në kuptimin e prodhimeve të lajmeve. Sigurisht ka ëenë një vit i mbarë edhe 2021 por në kuptimin e mbarësisë së lajmeve jo. Dua të falenderoj të gjithë punonjësit e medias, jo vetëm reporterët, korrespondentët, gazetarët e atashuar pranë Partisë Demokratike por kudo ku ndodhen. Dua t’ju them se e di në çfarë kushtesh të vështira keni punuar prej vitesh, kushte të rënduar më shumë prej pandemisë për shkak të qëndrimit të perqasjescensuruese të qeverisë, për shkak të pasojave që sjellin perplasje të forta si ato që kemi përjetuar në veçanti këto 4 muajt e fundit tek gazetarët, por edhe tek media në tërësi dhe dua t’ju sigurij se Partinë Demokratike dhe mua personalisht do të na keni në krah deri në realizimin e atyre objektivave që kemi shpalosur edhe në programin tonë të ndryshimit që garantojnë dinjitetindhe sigurinë jo vetëm financiare, por edhe profesionale të medias si shtylla e katërt dhe shpeshherë vendimtare e pushtetit në funksion të qytetarëve dhe jo pushtetit në funksion të një pakice.
Faleminderit dhe mirë u takofshim!