Basha uron Krishtlindjen: Me shpresë dhe besim drejt të ardhmes

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.
Në mesazhin e tij kryedemokrati shprehet: “të shohim me shpresë dhe besim drejt të ardhmes tonë e të fëmijëve tanë”.
MESAZHI
Të dashur besimtarë të krishterë, në vigjilje të Krishtlindjes, ju shpreh urimet më të mira për ju dhe familjet tuaja! Të shohim me shpresë dhe besim drejt të ardhmes tonë e të fëmijëve tanë.
Për shumë vjet Gëzuar Krishtlindjen!🙏🏻Zoti bekoftë çdo familje shqiptare!