Basha tjeter bombë për Ballën : Derrkuci i ‘Yaris’, është përgjuar në Selanik duke bërë pazare me ‘Bacën’

 

Kreu i PD-së Lulzim Basha bërë një tjetër denoncim ditën e sotme në sallën e parlamentit të Shqipërisë.

Duke i dhënë një përgjigje kreut të grupit parlamentar të PS-së, Basha ka hedhur akuza duke thënë se shërbimet e huaja e kanë përgjuar në Selanik duke bërë pazare me ‘Bacën’.

‘Po bëj replikë për një arsye të thjeshtë:

Derrkuci i ‘Yaris’ do të heq vëmendjen nga çështjet në rendin e ditës ndaj në shkelje të procedurës ia dhatë fjalës derrkucit të ‘Yaris’-it.

Harron diçka:

Derrkuci i Yaris-it më akuzon mua se kam dalë në foto me vëllanë e personave që u dyshokan se janë pas parave të Toyota.

E para e punës, në qoftë se ai qenka i dyshuar pse nuk e keni arrestuar deri më sot?

E dyta, po ju keni vëllanë trafikant të dënuar të Ministrit të Brendshëm! Hani pini nga mëngjesi në darkë me të! Çfarë standarti keni ju?

Merreni arrestojeni nëse është i dyshuar po nuk është ai! Derrkuci.

Jeni të përgjuar nga shërbimet partnerete duke bërë Pazar me Bacën në Selanik.

Jeni përgjuar. Jua kanë vënë kryqin’, tha kreu i PD-së Lulzim Basha në sallën e parlamentit.