Basha “thyen “kundërshtaret në PD, kthen “nën armë” Këlliçin e FRPD

Kreu I PD-se Lulzim Bash ka “thyer “ grupin e kundërshtarëve te tij ne PD duke rreshtuar përkrah tij njërin prej te mërziturve te mëdhenj nga ngelja jashtë listave për deputete kreun e FRPD Belind Kellici , nje prej zërave me agresiv kundër tij . Kelliçi i ka dhënë fund qëndrimit te tij anti- Basha pas një takimi me strukturat drejtuese te FRPD . Vete Këllici ka pranuar “kapitullimin” dhe kthimin “nen arme” ne drejtimin e Bashes nëpërmjet një komunikimi he profilin e vet ne fb, nje satus qe e ka shpërndare ne faqen e tij edhe Basha .
Ja statusi i plote i Këlliçit ne fb
“Pas nje diskutimi te hapur e konstruktiv me Kryetarin e Partise Demokratike, z. Lulzim Basha mbi atë se ku u gabua per zgjedhjet e 25 qershorit, cfare nuk duhet te ishte bere dhe çfarë mund te behej me mire, NE nisim te vendosur dhe te bashkuar rrugëtimin jo te lehte për kthimin e shpresës dhe besimit.
Qellimi yne kryesor dhe i përbashkët eshte qe ti shkurtojmë sa me shume ditët kësaj qeverie dhe këtij kryeministri te lidhur koke e kembe me krimin dhe trafikun e droges.

Rinia shqiptare nuk e meriton Edi Ramen ne krye!”