Basha,thirrje Berishës: Boll e ndihmove Edi Ramën,nuk i kishe firmat

Jashtë selisë blu, kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas dorëzimit të firmave të delegatëve nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha për mbledhjen e Kuvendit kombëtar. Basha është shprehur se Berisha ka bërë tallje të madhe me demokratët.

Kreu i PD thotë se ka informacione se Berisha ka bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama për të bërë një “puç” në Partinë Demokratike. Në lidhje me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, Basha thekson se nuk ka thënë kurrë që nuk e mbledh atë, por që nuk mbledh një Kuvend anti-amerikan.

“Berisha ka bere një tallje te madhe me demokratët përgjatë këtyre muajve. Kemi informacione që Berisha ka bashkëpunuar me regjimin për të kryer një puç në PD. I bëj thirrje Berishës, boll bashkëpunove me Edi Ramën. Nuk kam thënë kurrë që nuk e mbledh Kuvendin, por nuk mbledh kuvend anti-amerikan”, është shprehur Basha.

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar është vendosur të mbahet më 11 dhjetor, sikurse ka bërë të ditur ish-kryeministri Sali Berisha gjatë “Foltoreve” të tij. Ndërkaq, kreu i PD-së Lulzim Basha nuk e ka pranuar dhe ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë Kuvend që shqyrton vendimet amerikane, duke iu referuar vendimit të DASH për shpalljen e Berishës “non grata”