Basha tha se fitoi Bashkinë e Tiranës se mbajti larg Berishën, Berisha : E udhëzoja çdo natë…

Nga Fushë Kruja, ish kryeministri Sali Berisha i përgjigjet Lulzim Bashës për deklaratës s e ka mbajtur ish-kryeministrin larg fushatës për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.

Me ironi, Berisha thotë se kjo është e vërtetë aq sa është e vërtetë se ai ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO.

“Basha deklaron se “unë fitova Bashkinë e Tiranës, se përjashtova Berishën nga fushata. Kjo është e vërtetë aq sa është e vërtetë aq sa ai ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Do ju tregoj një pjesë tjetër të kësaj ndodhie. Përveç mundimit që bënim në fushatë, çdo natë kthehesha dhe ulesha me ish-kryetarin e partisë për ta udhëzuar për të nesërmen. Rama doli me 10 vota para dhe më njoftoi zyrtarët tanë se në kutitë e votimeve janë vendosur kuti të keq vendosura. Këto quhen në kodin zgjedhor vota të vlefshme, të hedhura gabim në një kuti. Unë kërkoj që ato të numërohen, fillon numërimi i tyre, Numëro një ditë, të nesërmen kishim një këshilltar amerikan, njeri i mirë dhe më troket. Mirë mëngjes Sir. Në Elbasan ka shuëm të shqetësuar. Po të them se po numëroj çdo votë në përputhje me këto dy kode, në përputhje me to po numëroj votat se janë legjitime, po nëse duhen ato të ambasadës të shkojnë e të prekin çdo votë. Votë kurrë kujt nuk i marr por votë nuk i falë njeriu. Sir më thotë ai, po të flas edhe në emër të Bashës që është dakord ta mbylli këtë çështje, i thash ti thotë që nuk po e bën për të por për demokratët shqiptarë. Kjo është historia e fitores me 80 vota. I cili s’mori dot as votat e koalicionit. Në vitin 2015 erdhi përsëri këshilltari më thotë, i bëri studimet dilte për tokë, shumë më poshtë se PD. Ky smund të kandidojë! I kam të dokumentuara gjërat! Duket se ti e eklipson atë, e bëj tha sepse ai nuk del me mbrojt interesat e demokratëve, nuk bën detyrën e tij dhe s’bën një deklaratë”, u shpreh Berisha.

Berisha ka një mesazh shumë të qartë për kryeministrin Edi Rama, që të mos mbajë peng selinë e PD-së me ‘peng-Bashën’, dhe më tej i bën thirrje të heq dorë nga lojërat e turpshme.

“Nuk jemi për histori të shkuara por të sotmen edhe të ardhmen, për të krijuar një kapitull të ri për shqipërinë, për ti thënë Edi Ramës për ti dhënë ultimatum, mos mendo se mund të konfiskosh shtëpinë e demorkatëveë në Tiranë, ke zyrë dhe seli partie dhe s’mund të mbash kurrë peng selinë e PD me peng kryetarin, ndaj dhe të heqi dorë nga lojërat e turpshme, lojërat primitive me pluralizmin shqiptar”, tha Berisha.