Basha takon kryetaren e CDU në Bruksel: Mbështetje për modernizimin e PD

 

 

Kreu i Partisë Demokratike ndodhet në Bruksel nga ku është takuar me përfaqësues të lartë të Partisë Popullore Europiane.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Basha shkruan se ka zhvilluar një takim edhe me Annegret Kramp-Karrenbauer kryetaren e CDU.

Kryedemokrati shprehet se i ka shprehur mirënjohjen Kramp-Karrenbauer për mbështetjen e ndaj partisë Demokratike të Shqipërisë në hartimin e programit të saj ekonimik ndhe modernizimin e PD-së.

Statusi i plotë i Bashës:

Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel pata nderin të takohem me Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer kryetaren e CDU. Në emër të PD shpreha mirënjohjen për mbështetjen e partisë sonë simotër CDU në hartimin e programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD.

Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, ku takoi edhe personalitete të tjera të rëndësishme të grupimit më të madh politik në Europë, kryetari i opozitës pati takime edhe me Presidentin e PPE, Joseph Daul, me Manfred Weber, kandidat i PPE për Presidencën e Komisionit Europian, me David McAllister, Kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe personalitete të tjera europiane që bëjnë pjesë në të njëjtën familje politike europiane.

Ndërkohë kujtojmë se opozita ka thirrur një tjetër protestë për ditën e nesërme, në vijim të kauzës së saj për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe krijimin e një qeverie tranzitore.