Basha takon Drejtorin e IRI : Ja udhërrëfyesi për zgjidhjen e krizës!

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takim me Drejtorin e IRI për Europën, Paul McCarthy, diskutuan mbi krizën politike në Shqipëri dhe intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit.

“Vlerat e perëndimit duhet të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës & ndërtimin e një shteti modern,” thekson pas takimit Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin social Twitter duke e vlerësuar si një takim shumë të frytshëm.