Basha takim në Malësinë e Madhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë javë opozitare sot e nis nga Malësia e Madhe, për të vazhduar në qytetin e Shkodrës dhe Vaun e Dejës.
“Kreu i Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha ditën e hënë dt.15.07.2019 takim në Koplik, ora 18:00 me strukturat dhe qytetarët e prekur nga kjo krizë politike e ardhur nga Kryeministri që me vendimet e tij vetëm zgjat më shumë duart në xhepat e qytetarëve dhe po na varfëron dita ditës.
Takim për të diskutuar gjendjen pas 30 qershorit dhe vazhdimin e aksionit politik të opozitës për betejen tonë të përbashkët, ndryshimin e madh.
Jemi në hapat e duhur për të sjellë këtë ndryshim, për të treguar që nuk jemi populli që pranojmë dhe mbështesim partinë personale dhe regjimin e Edi Ramës”, bën të ditur Kryetari i PD Dega Malësi e Madhe, Anton Kokaj.
Ndërkohë mësohet se axhenda e takimeve do vijojë në qytetin e Shkodrës, dhe më pas me një takim me strukturat dhe qytetarët e Vaut të Dejes.