Basha sot në Fier, Berisha në Shkodër

Plot angazhime do të jetë kjo e diel për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilët do të zbresin në terren për t’u takuar me mbështetës të tyre demokratë.

Ashtu siç u paralajmërua edhe dje, krydemokrati Basha do të jetë ditën e sotme në Fier, ku do të takohet me mbështes të tij, ndërkohë që takimi është parashikuar që të nisë në orën 11:00. Nga ana tjetër, Berisha ka njoftuar prej disa ditësh se sot do të jetë në Shkodër.

Teksa kanë zgjedhur qytete të ndryshme, orari është i njëjtë, pasi edhe Berisha ka përcaktuar që takimi me demokratët e Shkodrës ta nisë në orën 11:00 në “Pallatin e Sporteve”, ndërsa foli për revolucionin demokratik.

Kujtojmë se pas protestës së 8 janarit, Berisha dhe disa deputetë të tjerë, anëtarë të Kryesisë së PD-së u përjashtuan përgjithmonë nga partia. Ndërkohë, dje kryesia largoi Alfred Rushajn nga posti i kreut të grupit parlamentar të PD-së.